Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në galerinë “Klasika” organizohet një ankand pikturash të piktorëve me famë botërore

Foto: classica.art.bg

Piktura që kushtojnë milionë euro janë ekspozuar në galerinë-muze “Klasika” në Sofje deri në fund të qershorit. Vetëm kryevepra e Henri de Toulouse-Lautrec “Gruaja mace” është me vlerë mbi 300 mijë euro, thotë dr. Georgi Genov. Ai ka paguar një pasuri të tërë që të blejë pikturën e post-impresionistit Lautrec (1864-1901) nga një koleksion privat në Stamboll. “Gruaja mace” e krijuar gjatë vitit 1895 dikur ka qenë pronësi e familjes mbretërore bullgare, por ishte shitur nga trashëgimtarët e mbretit Boris III. Mbi 130 vepra të porsazbuluara të mjeshtërve të vjetër janë ekspozuar në galeri. Në koleksion janë të pranishme vepra të pothuaj të gjithë klasikëve bullgarë – Ivan Tabakov, Vasill Stoillov, Nikolla Tanev, David Perec dhe shumë të tjerë. Vizituesit mund të shohin një seri të limituar prej shtypit litografik të Pablo Pikasosë, vepra të piktorit italian Leo Masinelli (1902-1983) etj. Pothuaj të gjitha pikturat mund të gjejnë pronarët e tyre të rinj ditën e diel, më 17 qershor, nga ora 18.00, kur në “Klasika” do të ketë ankand.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD