Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët - më aktivë në Bashkimin Evropian gjatë raportimit të krimeve

Rreth 25% nga bullgarët, ose pothuajse çdo një bullgar i katërt, është i gatshëm të njoftojë para autoriteteve kompetente për ndonjë krim të kryer ose ndonjë vandalizëm, tregon analiza në shkallë të gjerë e Eurostatit për temën “kriminalitet” gjatë vitit 2016, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Treguesi mesatar për evropianët, të cilët kanë deklaruar dëshirë të raportojnë para organeve kompetente për një krim të parë, incident kriminel ose vandalizëm, është rreth 15%, llogarit statistika evropiane. Del se për nga vullneti për të raportuar akte të tilla, Bullgaria është një lider i padiskutueshëm në Bashkimin Evropian me 25% gatishmëri nga ana e qytetarëve të saj. Për Italinë përqindja është 20, për Holandën dhe Britaninë e Madhe - rreth 18. Në polin e kundërt, me një gatishmëri mezi 3% për raportimin e krimeve, janë kroatët dhe polakët - me 5%. Llogaritjet e Eurostatit për përqindjen e njerëzve, të cilët janë të gatshëm dhe kanë vullnet të raportojnë për një vepër penale tregojnë  se në qytetet e Bashkimit Evropian pothuajse çdo një banues i pestë, me fjalë të tjera rreth 20%, është gati të kontribuojë në luftën kundër krimit.

Në rajonet rurale niveli është afro tri herë më i ulët - mezi rreth 7% nga banuesit në mjedisin e këtij lloji deklarojnë një qëndrim të tillë. Analiza e Eurostatit e vë Bullgarinë mes vendeve në Bashkimin Evropian me shpenzime relativisht të ulëta për drejtësi për kokë banori. Më shumë mjete për kundërveprim ndaj kriminalitetet livrohen në Zvicër - nja 450 euro për frymë të popullsisë. Shteti i dytë për nga ky tregues është Luksemburgu me nga 200 euro për frymë të popullsisë. Në Bullgari dhe Hungari  për qëllime të tilla harxhohen nga rreth 50 euro, kurse më pak mjete shpenzohen në Qipro dhe në Rumani - nga rreth 25 euro. Analiza llogarit dhe disa momente kyçe nga paleta e gjerë e nuancave të krimit, në të cilën në vend të parë vihen vrasjet me paramendim. Për periudhën e llogaritur vrasjet me paramendim në Bullgari kanë qenë 130, që korrespondon me 1,7 krime të një karakteri të ngjashëm të 100 000 vetave popullsi, në sfondin e treguesit mesatar për Bashkimin Evropian prej 0,7%. Më e lartë është pjesa e vrasjeve në tri republikat baltike Letonia, Lituania dhe Estonia – nga 7 raste vdekjeje në 100 mijë veta popullsi, kurse më i ulët në Britaninë e Madhe dhe Austri - nën 0,5 në 100 mijë veta. Shteti me më shumë vrasje të regjistruara është Franca-1017 raste ose 1,5 në 100 mijë veta.


Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD