Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimet në Ballkan mohojnë thënien e vjetër se janë fuçi baruti u shpreh kryeministri bullgar

Foto: BGNES

Në Ballkan ka zhvillime, të cilat dallohen nga thënia e vjetër, se janë fuçi baruti. Këtë e tha duke hapur Forumin Ekonomik në qytetin Pllovdiv kryeministri Bojko Borisov. Bullgaria dhe Maqedonia shfaqën vullnet, Greqia dhe Maqedonia gjithashtu treguan vullnet të mirë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç i shtrënguan duart, tha zoti Borisov. Ai shtoi, se Ballkani zhvillohet në sajë të përpjekjeve të të gjitha shteteve. Lidhur me këtë ai theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore si për Greqi, Rumaninë ashtu edhe për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Si shembull tregoi lidhjet transportuese, të cilat lejojnë që për disa orë të kalohet distanca midis qyteteve Pllovdiv dhe Selanik; korridorin № 8 i cili lidh qytetet Sofje, Shkup dhe Tirana, korridorin № 10 nga Stambolli përmes Plovdivit dhe Sofjes deri në Lublanë dhe Bratislavë. E gjithë kjo është në shërbim të biznesit, thekoi zoti Borisov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD