Në qytetet Ruse dhe Varna festojnë 139 vjetorin e krijimit të Flotës Ushtarake Bullgare. Fillimi është vënë më 12 gusht 1879, në qytetin Ruse, ku është themeluar flota e Danubit. Atëherë flamuri bullgar valëvitej mbi 4 vaporë të vegjël dhe disa enë të tjera lundruese të dhuruara nga Rusia. Ato kanë marrë pjesë në betejat e Luftës ruso-turke të viteve 1877-78, e cila për bullgarinë është Lufta çlirimtare. Gjatë 1897 – ës është krijuar dhe Flota detare, me shtab në qytetin e Varnës.
Në fakt, rrënjët e flotës ushtarake bullgare janë mjaft mbrapa në kohë. Për shembull, gjatë shekullit të 9-të anije bullgare nëpër lumenjtë Danub dhe Drava kanë marrë pjesë në luftërat e Mbretërisë së parë bullgare. Kurse gjatë shekullit të 14-të dhespoti Dobrotica, sundimtar i Bullgarisë Verilindore gjatë periudhës 1360-1385 me anijet e veta luftarake ka qenë zot i Detit të Zi, dhe ka luftuar dhe me genovezët. Kur Bullgaria është e pushtuar nga perandoria Osmane, traditat e saj detare humbasin. Flota ushtarake rilindi gjatë vitit 1879 dhe zhvillonte veprime të suksesshme gjatë periudhës së Luftës Ballkanike /1912-13/ dhe gjatë Luftës së parë botërore. Krijimi i marinës është sukses serioz për një shtet të ri në hartën evropiane. Sot forcat ushtarako-detare të Bullgarisë janë një partner i besueshëm profesional të NATO.
Në kuadrin e festimeve në Ruse dhe Varna nga data 5 deri më 12 gusht zhvillohen ekspozita, koncerte, parada ushtarake dhe ceremoni, si dhe vizita të qytetarëve në bazat dhe anijet luftarake.
Me një ceremoni festive në qytetin e Varnës më 12 gusht të diplomuarit nga shkolla e lartë detare “Nikolla Jonkov Vapcarov” do të fillojnë rrugën e tyre profesionale. Do të inaugurohet dhe pllaka memorialë e marinarëve, të cilët kanë marrë pjesë në shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë kohës së luftës së Dytë Botërore.
Përpiloi: Veneta Pavllova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaSi dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..