Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria kombëtare prezanton kryevepra bullgare me shpirt olimpik

БНР Новини
9
Bojan Radev

Një ekspozitë e madhe dhe mbresëlënëse u hap në “Pallatin” e Galerisë kombëtare. Ky është në të vërtetë pallati i parë i princave bullgarë (Aleksandër Batenberg dhe Ferdinand) pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Tani një pjesë prej sallave të tij janë plot me frymë festive dhe me veprat e piktorëve më të mëdhenj bullgarë. Pikturat janë ofruar nga koleksionuesi, sportisti dhe mecenati Bojan Radev.

Dhe me këtë ekspozitë Radevi shënon jubileun e fitores së titullit të tij të dytë olimpik nga Meksika e vitit 1968. Sipas fjalëve të sportistit të madh në këtë rast vendin e parë e meriton arti. Në rrethet sportive përvjetori i fitores së medaljes së artë olimpike do të shënohet gjatë shtatorit.

Снимка

Me duartrokitje të stuhishme të pranueshmit në ceremoninë e çeljes së ekspozitës i përshëndetën Bojan Radevin dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative Sllava Ivanova.

Mënyra, në të cilën e përshëndetën Bojan Radevin, është në vetvete treguese”, tha Sllava Ivanova. “Natyrisht emri Bojan Radev është një shenjë: është simbol i krenarisë, i fitores, i qëndrueshmërisë, i këmbënguljes dhe vetëmohimit. Sot për të gjithë ne është një festë e veçantë. Galeria kombëtare i hap dyert e një ekspozite, në të cilën për herë të parë tregon koleksionin e pasur të koleksionuesit Bojan Radev. Të gjithët kemi dëgjuar për kampionin tonë të madh. Ai vetë bën shaka duke thënë “Unë jam pasuri kombëtare”. Po, kjo është e vërtetë – ai është një pasuri e madhe kombëtare. Dy herë ka qenë kampion i lojërave olimpike, një herë – kampion botëror. Por kjo është vetëm një pjesë e rrugës së tij jetike. Pjesa tjetër i është kushtuar artit. Arti është jeta e tij  aktuale – nga çasti kur i hap sytë në mëngjes, deri në çastin kur bie në gjumë dhe ndoshta i ëndërron pikturat e mrekullueshme. Këtu në Galerinë kombëtare gjithmonë kemi pohuar se çdo një koleksion privat është pjesë e koleksionit kombëtar – prandaj dyert tona janë të hapura për ekspozita të tilla.

Zllatju Bojaxhiev „Baracite” (1964)Pavarësisht se është shumë e madhe, ekspozita i ka theksat e vet tematik. Njëri prej tyre është krijimtaria e grupit artistik të quajtur “Baracite”. Këta janë piktorët Vasill Barakov (1902-1991), David Perec (1906-1982) dhe Zllatju Bojaxhiev (1903-1986). Në krijimtarinë e tyre tradita e artit figurativ bullgar në mënyrë origjinale gjen shprehjen e vet moderne.

Sallat e ndryshme janë plot me kryeveprat e piktorëve më të mëdhenj bullgarë, të cilët përbëjnë shkollën tonë klasike: Vasill Stoillov (1904-1990), Benço Obreshkov (1899-1970), Ilija Petrov (1903-1975) etj.

Janë prezantuar dhe modernistët si Zhorzh Papazov (1894-1972) – ai ka punuar kryesisht në Francë. Dhe një gjë kureshtare – në ekspozitë mund të shihen veprat e piktorit Sirak Skitnik (Panajot Todorov,1883-1943) – ai është drejtori i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Para se ta zinte këtë post ai tashmë ishte i njohur si shkrimtar dhe piktor.

Të dashur bullgarë, jam shumë krenar me ju sonte në hapjen e ekspozitës së koleksionit tim” – tha Bojan Radevi. “Krenohuni për këtë se jeni bullgarë, respektoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar sa shumë ju falënderoj dhe nuk mund të them më shumë se sa tha drejtoresha e muzeut. I uroj asaj më shumë kryevepra të tilla të mbushin sallat e galerisë. Ajo duhet të krenohet me këtë që e bën për artin bullgar. Paçi shëndet dhe mirësi në jetë!

Kjo nuk do të jetë ekspozita e fundit e veprave prej koleksionit të Bojan Radevit në Galerinë Kombëtare. Në mënyrën karakteristike për të, pa dhënë hollësi, ai la të kuptohet se në të ardhmen e afërt do të ketë një ekspozitë të re me po kaq piktura, por prej një autori të vetëm.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Veneta Pavllova dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD