Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi – “shkopi magjik“, i cili do t’i eliminojë paragjykimet dhe do t’i afrojë fqinjët

БНР Новини

Deri përpara 10 vjetëve turizmi në Bullgari përkufizohej vetëm në vizitat e vendpushimeve verore në bregdet dhe atyre dimërore si Bansko dhe Pamporovo. Kuriozitetet historike dhe kulturore, turizmi eko, rural, religjioz apo balneologjik ishin fusha fare të pazhvilluara për turizmin e vendit tonë. Por tani në të vërtetë mund të flasim për një përparim të konsiderueshëm në të gjitha këto aspekte dhe nuk është larg koha kur do të mund të themi se Bullgaria është “perla turistike” e Ballkanit. Kjo tendencë gjen pohim në shifra dhe të ardhura. Sipas të dhënave të Ministrisë së turizmit të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar tek ne nga janari deri në qershorin 2018 tejkalon 1,3 mlrd. euro – kjo është një rritje prej 9,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bullgaria ka një potencial të stërmadh në sferën e turizmit dhe për këtë dëshmon fakti se dega përbën 13% prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave për 8 muajt e parë të 2018-ës pothuaj 7 mln. turistë të huaj e kanë zgjedhur Bullgarinë si destinacion turistik – kjo tregon rritje 6%.

Bullgaria është një destinacion tërheqës turistik dhe ka pozita të mira edhe në regjionin tonë me potencial të madh në këtë fushë. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të agjencisë “Gallup International”, të bërë në periudhën qershor – korrik në pesë shtetet prijëse nga pikëpamja e zhvillimit të turizmit tek ne – këto janë tri tregjet e mëdha: Gjermania, Britania e Madhe dhe Rusia dhe dy tregjet fqinje: Rumania dhe Serbia. 57% e qytetarëve në moshë madhore të këtyre vendeve i japin përgjigje pozitive pyetjes nëse Bullgaria është një destinacion tërheqës turistik. 27% japin përgjigje mohuese. Të tjerët vështirësohen dhe nuk japin ndonjë mendim konkret.

Снимка

Pyetjes se si do t’i përshkruani përshtypjet tuaja të përgjithshme nga Bullgaria, 80% e vizituesve të shtetit i përgjigjen në mënyrë pozitive. Më të kënaqur janë rusët, rumunët dhe mysafirët nga Britania e Madhe. Duket se Bullgaria është interesante edhe për fqinjët. Klasifikimi i turizmit hyrës është në krye me Rumaninë, pastaj renditen Greqia, kurse në vend të tretë ndër shtetet ballkanike është Turqia. Deri në vitin 1989 mes Bullgarisë dhe Turqisë nuk mund të flitej për fluks turistik. Pikërisht mungesa e informacionit për fqinjën e provokon këtë interes nga ana e Turqisë. Të ashtuquajturat “vizita ballkanike”, të cilat aktualisht janë të njohura në fqinjën tonë jugore fillojnë apo mbarojnë në Sofje apo Plovdiv. Agjencitë turistike turke ofrojnë itinerare që përfshijnë gjithashtu qytetet Veliko Tërnovo, Varna, Nesebar, Burgas. Çdo një udhëtim deri në Rumani përfshin vizitë në qytetin e vjetër pranë lumit Danub Rusçuk (emri i tij i sotëm është Ruse).

СнимкаBullgaria provokon kureshtjen e të huajve me historinë e pasur, arkitekturën specifike dhe natyrën e ruajtur – shpjegon Burhan Bilen – ciceron i grupeve turke në vendet ballkanike. Sofja është një qytet i jashtëzakonshëm, me shumë hapësira të blerta, njerëzit janë të qetë dhe të sjellshëm, trafiku dhe kryesisht respekti ndaj këmbësorëve u bëjnë përshtypje të madhe vizituesve turq. Në Stambol trafiku është kaotik, ka shumë zhurmë. Qetësia këtu është tërheqëse për njerëzit që vijë nga atje. Sofja është një qytet në të vërtetë evropian, kurse Plovdivi plotësisht e meriton titullin “Qyteti evropian i kulturës” për 2019-ën. Pasi kthehen në autobus shpesh turistët turq brohorasin: “Nuk e kam përfytyruar Bullgarinë e tillë”. Ata vijnë me pritje minimale, kurse largohen me përshtypje pozitive dhe kujtesa të paharrueshme.

Duket se turizmi është “shkopi magjik“, i cili i eliminon paragjykimet dhe me të cilin fqinjët njohin njëri-tjetrin.

СнимкаPo përgatitemi për një sezon shumë të mirë dimëror, shpjegoi Yusuf Koç, pronar i një agjencie turistike për rajonin e Ballkanit. “Vitin e kaluar rreth 26 mijë shtetas turq vizituan vendpushimin Bansko. Tani presim interes akoma më të madh. Banskoja tërheq adhuruesit e sporteve dimërore me ski-pistat e larmishme, me infrastrukturën e shkëlqyer, me historinë dhe traditat e tij. Këtu ka mbi 400 hotele dhe në të njëjtën kohë Banskoja është një qytet “i gjallë” që ofron mundësi të ndryshme sportive, muzikore, për argëtim etj. Në shumicën e vendpushimeve dimërore pas orëve 17-18 turistët duhet të kthehen në hotelet e tyre, por në Bansko në këtë kohë ka mjaft gjëra për të bërë, vendi është plot me njerëz, për të cilët ka mjaft argëtime – bouling, patinazh, lojëra për fëmijët, programe të ndryshme kulturore apo muzikore. Në lokalet dhe tavernat komode mysafirët mund të shijojnë gjellët tradicionale bullgare, për ata që preferojnë përjetimet e natës, qyteza ofron lokale të këndshme de muzikë dhe pije. Ky kombinim i vendpushimit dimëror dhe mjedisit urban me traditat e vendit është unik për tërë Evropën. Raporti ndërmjet çmimit dhe shërbimeve, afërsia me Turqinë dhe me shtetet e tjera ballkanike e bëjnë Banskonë një destinacion të preferuar dimëror.”

Me sa duket Bullgaria do të vazhdojë të zhvillohet si një vend interesant nga pikëpamja e turizmit, siç për fqinjët, kështu edhe për shtetet e tjera evropiane. Është duke u rritur dhe fluksi i turistëve nga Lindja e Largët dhe nga rajone akoma më ekzotike për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Sevda Dükkanci, arkiv personal dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Rritje 97% e të huajve në bregun jugor të Detit të Zi

Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Aeroportit në Burgas. Më e madhja - 60% - është rritja e pushuesve polakë. Grupet e organizuara nga..

botuar më 22-08-18 4.57.MD

Shablla feston Ditën Ndërkombëtare të Farit

Qyteti i Shabllës shënon Ditën Ndërkombëtare të Farit me hapjen madhështore të farit të tij të rinovuar. Fari i Shabllës ndodhet në pikën më lindore të Bullgarisë dhe është më i vjetri në bregun tonë të Detit të Zi. Ai është 32 metra i..

botuar më 22-08-18 11.53.PD

Hotelierët janë të stresuar nga situata e paqëndrueshme, inflacioni dhe mungesa e stafit

Vlerësime dhe jehona kontradiktore vijnë nga bregu bullgar i Detit të Zi këtë verë. Industria turistike nuk është unanime në vlerësimin e saj për sezonin. Disa e cilësojnë si të dobët, ndërsa të tjerë janë të kënaqur, duke raportuar një rritje..

botuar më 22-08-16 12.20.MD