Ideja për krijimin e shkollës së mesme bullgare në Besarabi është e ukrainasit Jurij Venelin. Ai është një përkrahës i flaktë i gjuhës bullgare, i cili gjatë vitit 1832 propozoi që në Bollgrad të hapet Shkolla Qendrore dhe Muzeu Kombëtar Bullgar. Ideja u zhvillua që gjatë vitit 1858, kur sulltani turk emëroi për sundimtar të Moldavisë princin Nikolla Konaki-Bogoridi – stërnip i rilindësit të madh bullgar Sofronij Vraçanski. Pasi një delegacion nga kolonitë bullgare i paraqiti atij një peticion për hapjen e shkollës, Bogoridi lëshoi një dekret për krijimin e saj, në të cilin me hollësi u përshkruan statuti dhe parimet e financimit dhe të drejtimit të gjimnazit në Bollgrad “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Një ndihmë të konsiderueshme për hapjen e gjimnazit të parë bullgar dha dhe revolucionari bullgar Gjeorgji Rakovski, i cili njihej me princin që prej shumë kohe dhe mbërriti në Moldavi që ta lusë Bogoridin të lejojë hapjen e një shtypshkronje bullgare aty.
Gjimnazi në Bollgrad kthehet në institucionin e parë arsimues dhe kulturor të madh bullgar përpara Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878. Programet e para mësimore përfshijnë studimin e frëngjishtes, latinishtes, gjermanishtes, sllavishtes, bullgarishtes dhe rumanishtes. Mësohet histori, matematikë, pikturim, astronomi e të tjera. Si drejtor i parë është emëruar Sava Raduev. Në bazë të vullnetit të themeluesve, mësimdhënia në disiplinat e ndryshme bëhet në gjuhën bullgare. Gjatë vitit 1999 gjimnazi i Bollgradit mori emrin e revolucionarit të madh Gjeorgji Sava Rakovski - një veprimtar i shquar i lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare.
Ky gjimnaz luan një rol të madh në zhvillimin e vetëdijes kombëtare mes bullgarëve besarabë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19. Këtu është edukuar dhe arsimuar një plejadë e tërë nga inteligjenca e bullgarëve besarabë e cila ia ka kushtuar jetën ndërtimit të Bullgarisë së çliruar, mes të cilëve janë: akademiku Aleksandër Teodorov-Ballan – rektori i parë i Universitetit të Sofjes, gjeneralët Danaill Nikollaev dhe Gjeorgji Todorov, ministrat Dimitër Agura /i arsimit/, Ivan Sallabashev /i financistëve/, Gjeorgji Zgurev dhe Jov Titorov /i drejtësisë/, Dimitër Grekov dhe Aleksandër Malinov /kryeministra të Bullgarisë/ si dhe veprimtarë të tjerë, emrat e të cilëve janë të regjistruara me germa të arta në faqet e historisë bullgare.
Në ditët e sotme gjimnazi është një nga shkollat më prestigjioze në Ukrainën Jugore, në të cilën në mënyrë të thelluar mësohen gjuha bullgare dhe letërsia bullgare, historia dhe kultura e popullit bullgar. Në sajë të rilindjes së traditave popullore bullgare si dhe të festave, shkolla gjithnjë e më shumë afirmohet si një qendër kulturore dhe shpirtërore e përhapjes së gjuhës bullgare në Besarabi.
Sot në gjimnaz mësojnë mbi 430 nxënës. Sivjet, gjimnazi i remontuar “G.S. Rakovski” priti 60 nxënës të klasës së parë. Çdo një dhomë e shkollës është e pajisur me mjete teknike. Në dispozicion të fëmijëve janë fjalorë të ndryshëm, harta gjeografike, komplete për mësimin e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit, figura gjeometrike e shumë të tjera. Në gjimnaz është krijuar dhe një kabinet i ri për arsim të distancuar.
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: blgari.eu, trassae95.com dhe arkiv personal
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..
Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..