Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Hristov: “Orkestra për Muzikë Popullore po i vazhdon projektet e saj të suksesshme"

БНР Новини

Veprimtaria kryesore e formacioneve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ janë incizimet në studio. Prandaj koncertet e tyre nuk janë kaq shumë, por gjithmonë janë interesante dhe cilësore. “Po vazhdojmë të punojmë me shumë dashuri dhe qëllim të pandërprerë që Orkestra për Muzikë Popullore e BNR-së  të jetë një laborator krijues, model imitimi dhe etalon i cilësisë, si gjithmonë deri tani” – këto janë fjalë të dirigjentit Dimitër Hristov. Ai dhe kolegët e tij do të mbajnë koncertin e parë prej stinës së 66 me radhë, më 11 tetor, në studion e parë të BNR-së.

СнимкаRealizuam incizime të jashtëzakonshme stinën e kaluar dhe kjo në fakt është shkasi që të ftojmë një pjesë prej kolegëve, me të cilët punonim në studio – na tregon dirigjenti. – Të gjithë ata kanë një histori të pasur krijuese. Para disa vitesh Rusanka Komitova mori pjesë në serinë “Muzika në portrete”. Ajo është një muzikante unikale. E ftojmë që të na prezantojë këngë të krijuara nga ajo me orkestrim të kolegut tonë Pejo Peev. Pjesëmarrësja tjetër është Hristina Anastasova nga rajoni i Stranxhës, e cila ka një zë të mrekullueshëm. Këngët e saj janë orkestruar nga Kostadin Gençev. Publiku do të dëgjojë edhe orkestrimet e Nikollaj Petrovit, një kolegu ynë tjetër, i cili përgatiti këngët e Sorina Bogomillovës – një këngëtare e njohur, soliste e Ansamblit folklorik “Filip Kutev”. Në ansamblin e njëjtë bën pjesë edhe Borisllav Gëllëbov – një këngëtar i ri i talentuar, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në program. Me kolegët e mi duam të realizojmë ide të reja në fushën e muzikës instrumentale dhe kemi bërë mjaftë punë në këtë drejtim. Prandaj tani vendosëm t’i kushtojmë vëmendje gjinisë së këngëve. Megjithatë do të interpretojmë disa prej pjesëve tanë më të njohura, që të promovojmë albumin tonë të dyfishtë, i cili tashmë është në dispozicion në Qendrën Informative të Reklamës të BNR-së.

Më 19 tetor orkestra do të mbajë koncert në Budapest të Hugarisë, si mysafir i bashkësisë bullgare në qytet. Menjëherë pas kësaj fillon përgatitje për një aktivitet prej serisë “Pikturat vokalo-instrumentale”, ku gjatë disa viteve të fundit dëgjuam programe të përbashkëta të Orkestrës për Muzikë Popullore të BNR-së me korin “Vanja Moneva”, si dhe me formacionet korale të ansambleve “Trakia” dhe “Filip Kutev”.

Më 1 nëntor do të mbajmë një koncert shumë të bukur bashkë me korin “Perunika” – një kor fëmijësh, i cili i këndon shumë bukur këngët popullore bullgare. Dirigjenti i tij është Mihaill Dellçev. Gëzohem shumë se do të jemi së bashku në skenë. Në dhjetor fillojmë projektin tonë të ri “Sekretet e veglave popullore bullgare”. Po fillojmë me “Artin e fyellit”. Ideja është që të paraqitim tërë plejadën e interpretuesve të mëdhenj – nga Stanil Pajakovi, Cvjatko Bllagoev deri më sot e kësaj dite. Në skenë do të ekzekutojnë muzikë live virtuozët bashkëkohorë. Ideja është që të shihet se si është zhvilluar vegla muzikore gjatë viteve të kaluara dhe me se ka kontribuuar çdo një prej interpretuesve. Nuk mund të mos përmendim tre përvjetorë të konsiderueshëm prej lindjes së këngëtareve tona të njohura Janka Rupkina, Kalinka Vëllçeva dhe Pavlina Gorçeva. Ato kanë qenë në thelbin e korit bullgar me famë botërore “Misteri i Zërave Bullgarë”. Ne duam të tregojmë respektin tonë ndaj tyre. Kemi ftuar edhe nxënës të tyre, të cilët inspirojnë jetë të re në këngët e tyre.Gjatë stinës së re pritet edhe edicioni i gjashtë i “Ritmit të Ballkanit” – një prej projekteve tona të suksesshme, si dhe pjesëmarrja jonë “Muzikë e re bullgare në 7/8” në qytetin Çepellare, ku i prezantojmë veprat në programin e konkursit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Nxënës i këngëtares Rajna Kabaivanska u nominua për çmim ndërkombëtar

Një nga yjet e shkollës së primas operistike bullgare Rajna Kabaivanska, sopranoja e njohur botërisht Maria Agresta u nominua për çmimet ndërkombëtare operistike për vitin 2020 (International Opera Awards) në kategorinë “Këngëtarë më të mirë”...

botuar më 20-02-15 11.25.PD

Teodosij Spasov për muzikën në Antarktidë

Fyelltari bullgar me famë botërore Teodosij Spasov është interpretuesi i parë solo, i cili ka ekzekutuar muzikë në të gjitha kontinentet. Aktualisht ai është pjesë nga ekspedita e 28 antarktike bullgare, bashkë me kitaristin Hristijan Cvjatkov. Të..

botuar më 20-02-15 9.10.PD

Këngëtarja pop Sofija nxori një album të ri të titulluar “Rruga drejt teje”

Sofija Gjeorgjieva, e njohur vetëm si Sofija , gjen vendin e vet  në skenën vendase të muzikës pop përpara më shumë se 15 vjetëve. Kënga e cila është bërë shkak që kjo të rastis është “Talismani blu”-një kompozicion i cili edhe sot e kësaj dite..

botuar më 20-02-09 11.40.PD