Konsultime, seminare, stenda informative dhe mundësi për kontakte personale me ekspertë në sfera të ndryshme të jetës – kjo është BGInfotag – Dita e Informacionit për bullgarët në Vjenë. Aktiviteti, që zhvillohet me iniciativë të mediave bullgare në kryeqytetin austriak me përkrahjen e ambasadës bullgare atje, do të mbahet më 10 nëntor.
Dita e Informacionit, e cila i është drejtuar përmirësimit të informimit të bashkatdhetarëve tanë mbi tema aktuale, të lidhura me jetesën në Austri, do të zhvillohet për të tretin vit me radhë. Programi parashikon debate dhe konsultime, që kanë qëllim të sqarojnë hapat e parë në legalizimin e qëndrimit dhe në sigurimin e aksesit te sistemi social në Austri, të drejtat e punonjësve, kushtet në raste shtatzënie dhe lindjeje dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.
“Kjo është një ngjarje, e cila grumbullon ekspertë në sfera të ndryshme – avokatë, kontabilistë, mjekë, konsulentë, të cilët i konsultojnë falas bashkatdhetarët e tyre. Vitin e kaluar Dita e Informacionit grumbulloi mbi 600 veta. Tani po presim që ata të jenë më shumë, sepse përveç ekspertëve bullgarë dhe specialistëve nga Austria kemi ftuar edhe të tillë nga Bullgaria, të cilët t’u përgjigjen nevojave të bullgarëve në Vjenë për më shumë informacion. Gjatë viteve të kaluara deri tani aktiviteti është informativ, por për herë të parë në këtë edicion do të ketë një pjesë të vogël kulturore – paraqitja e dokumentarit të gazetarit Georgi Toshev për aktoren e madhe bullgare Nevena Kokanova. Përveç kësaj ne bullgarët në Vjenë organizojmë akoma në aktivitet – gjatë muajit maj, aktivitet ky i cili i është kushtuar kulturës dhe traditave bullgare", tha Ivan Karçev, producent i mediave bullgare në Vjenë dhe organizator i BGInfolag.
Pyetjes nëse iniciativa të tilla bullgare kanë jehonë në hapësirën informative austriake dhe si është paraqitur Bullgaria atje Karçev iu përgjigj se për fat të keq vendi ynë është paraqitur kryesisht me lajme të këqija, por programi televiziv bullgar, i cili transmetohet nga televizioni vendas dhe është dubluar në gjuhën gjermane, gëzon një interes të madh. “Bashkësia bullgare në Vjenë është e vogël dhe nuk gëzon popullaritet kaq të madh, si ajo serbe dhe ajo turke. Kështu qe ata nuk dinë shumë për ne, por austriakët kanë dëshirë të mësojnë më shumë për specifikat tona kulturore, vallet dhe zakonet bullgare” – na tregon Ivan Karçev.
Gjatë Ditës së Informacionit për bullgarët në Vjenë “bashkësia e vogël bullgare” do të ketë mundësi të përkrahë kauza bamirëse me potencial të madh. Një prej tyre është “Lokomat për Bullgarinë”, e iniciuar nga dr. Anelia Hohvater, e cila ka qëllim grumbullimin e mjeteve për blerjen e një roboti zviceran për rehabilitim të njerëzve me probleme motorike në Bullgari.
Për të dytin vit me radhë lodrat e bukura të krijuara nga nënat me fëmijë me çrregullime nga sajti “Ole male!” do të jenë të pranishme në Ditën e Informacionit të bullgarëve në Vjenë. Bashkatdhetarët tanë do të mund t’i përkrahin, por edhe të përfshihen në fushatën për grumbullimin e kapakëve plastikë “Kapakë për të ardhmen”. Po t’i dorëzojnë në stendën e “Ole male!” ata do ta ndihmojnë blerjen e akoma një inkubatori për spitalet në Bullgari.
Mikpritësi i BGInfotag 2018 – Dita e Informacionit për bullgarët në Vjenë, është godina e Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë pranë OKB-së, OSBE-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. (Rechte Wienziele 13, 1040 Wien).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bgmedia.at/infotag/Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..