Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Veliko Tërnovo do të shpëtohet nga shkatërrimi godina e radhës – monument i kulturës nëpërmjet një investimi privat

БНР Новини
Foto: borba.bg

Hoteli “Car Boris” /“Mbreti Boris”/ në Veliko Tërnovo do të shpëtohet nga shkatërrimi dhe do të restaurohet me mjete të milionerit dhe filantropit amerikan Edmand Bek. Godina po prishet që prej vitesh, megjithëse gjatë viit 1980 ishte shpallur monument i kulturës. Para pak kohe ajo u ble nga amerikani dhe tashmë punohet aktivisht mbi projektin e restaurimit të saj.

“Hoteli “Mbreti Boris” u ndërtua në vitin 1894 sipas projektit të Stojan Gerganovit – një mjeshtër, i cili e ka mësuar zanatin vetë nga mjeshtrit e njohur të Drjanovos, ndër të cilët është Koljo Fiçeto. Pronari i ri Edmand Bek është ish pilot ushtarak, i cili merret me naftë, fusha golfi dhe pasuri të patundshme. Pasi gjatë vitit 2005 u gjend rastësisht në Veliko Tërnovo, ai mbeti i mahnitur nga bukuria e qytetit bullgar dhe filloi të blejë godina të braktisura me vlerë historike. Ai investon mjete të veta në restaurimin e tyre. Edmand Bek është pronar gjithashtu i hanit të njohur “Haxhi Nikoli” në Çarshinë Samovodska. Pas restaurimit të hanit ai u bë një kompleks luksoz me restorant dhe galeri të arteve figurative.

Për shkak të investimeve të tij në rimëkëmbjen dhe ruajtjen e godinave historike në Kryeqytetin e Vjetër Veliko Tërnovo gjatë këtij viti Edmand Bek u dekorua me çmimin “Veliko Tërnovo”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD