Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja e Hyjëlindëses në Tempull – festa e Nënës së Tërëshenjtë të Jesu Krishtit

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 21 nëntor Kisha Ortodokse bullgare kremton Hyrjen e Shën Marisë në Tempullin e Jerusalemit, e cila “më vonë do të bëhej Hyjëlindëshja, nëna e Birit të Zotit “. Burimet e shkruara të lashta dëshmojnë se në moshën 3-vjeçare prindërit e saj e sollën në Tempull “që të rritej në ambientin e besimit dhe pastërtisë shpirtërore dhe kështu të përgatitej për misionin e saj të madh”. Hyrja e Tërëshenjtes në Tempull kremtohet nga Kisha ortodokse si Dita e familjes së krishterë dhe rinisë së krishterë.

СнимкаNë këtë ditë para më shumë se 2 mijë vitesh tërë familja e Shën Marisë përjetoi një gëzim të madh – prindërit e saj ia përkushtonin fëmijën e tyre Zotit, kurse ajo u përkushtua shërbimit sa më të pastër për t’u bërë ajo vetë "hierorja e hieroreve" të Perëndisë, shenjtërorja e gjallë dhe tempulli i fëmijës Hyjnor, i cili do të lindte prej saj”, siç e lavdërojmë Shën Marisë në këndimet kishtare”, shpjegoi teologu prof. Ivan Zhelev. “Theksi i kësaj feste është mbi fëmijët, por pas vitit 1944, kur Kisha nuk mundej të punonte më me fëmijët, kjo u bë Dita e familjes së krishterë. Tani përsëri drejtojmë përpjekjet tona ndaj fëmijëve, sepse familja është me rëndësi më të madhe për fortësinë dhe fuqinë e shoqërisë, kurse fëmijët dhe të rinjtë janë vlera kryesore e familjes dhe shoqërisë."

Prindërit janë ata, të cilët e çojnë fëmijën në Tempull që të rritë ai me virtytet dhe mendimet e mira. “Mjerë për ata, të cilët nuk e kuptojnë këtë detyrë të tyre” – vazhdoi prof. Zhelev. “Kur ne prindërit tregojmë dashurinë, besimin dhe kujdesin tonë ndaj fëmijëve duhet të tregojmë edhe shembullin tonë personal. Mësuesit dhe pedagogët e kanë kontributin e tyre në edukimin e fëmijëve, por detyra e prindërve është në vend të parë. Vetë qëndrimi në Tempull nuk na sjell përfitim, në se nuk kuptojmë se si të jetojmë në shenjtëri”.

Sipas teologut këtë mund ta arrijmë nëpërmjet sakramenteve kishtare, të cilat i çojnë besimtarët në kishë:

Pagëzimi është sakramenti i parë – me të ne hyjmë në Kishë. Ai nuk është një vepër magjik, pavarësisht se e quajmë sakrament për shkak të karakterit të tij personal dhe fetar. Ai na jep mundësi të bëhemi të krishterë, por kjo nuk do të thotë se pas pagëzimit ne automatikisht bëhemi të tillë. Për fat të keq shumë njerëz mbeten vetëm të pagëzuar, por jo të krishterë të vërtetë, sepse nuk e kanë pranuar me vetëdije fenë e krishterë dhe nuk mund të përgatitin shpirtin e tyre për jetën e përhershme, sepse kjo bëhet vetëm po t’i respektojmë virtytet dhe moralin e kishës sonë ortodokse. Vënia e kurorës në kishë është veprimi tjetër me rëndësi që e bëjmë para Zotit. Me të ne premtojmë se do të duam kështu “siç Jesu Krishti e donte Kishën dhe sakrifikoi Veten në emër të saj” – siç shkruan Apostulli Pavli efesianëve. Me sakramentin e martesës me pranojmë një përgjegjësi të stërmadhe. Të gjithët, të cilët i pranojnë pagëzimin dhe vënien e kurorës me përgjegjësinë e duhur, janë njerëz të lumtur derisa janë në tokë, kurse pastaj Zoti do t’i shpërblejë në kohën e Tij.”

Sipas profesorit Ivan Zhelev shkollat e së dielës dhe leksionet, të cilat organizohen në disa kisha “jo vetëm se janë interesante, por janë dhe shumë të dobishme”, por për fat të keq “ato nuk organizohen në të gjitha kishat”. Vitet e fundit ka një tendencë për ringjalljen e traditave për frekuentimin e liturgjive, për lidhjen e martesave në kishë, për pagëzimin e fëmijëve.

"Kjo tendencë vëzhgohet që pas ndryshimeve politike tek ne, kur udhëheqësit ateistë shtetërorë ranë nga pushteti – shpjegoi prof. Ivan Zhelev. Në një moment feja u bë “moderne”, por më duket se kjo “modë” nuk është e dobishme, bile mund të jetë e dëmshme. Më e rëndësishmja është që lidhja me Kishën dhe me sakramentet e saj shpëtimtare të jetë e vërtetë, e rregullt dhe e bërë me vetëdije dhe me besim të plotë. Për këto gjëra s’ka leje dhe pushime. Shpirti i njeriut gjithmonë ka nevojë për ushqim shpirtëror dhe kurrë nuk duhet ta harrojmë atë të uritur dhe të etur. Në se kemi një jetë plot me virtyte të krishterë në bashkësinë e besimtarëve, kjo kuptohet menjëherë dhe është me dobi të madhe për ne vetë."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i mbijetuar i shekullit të 17-të "Shën Athanasi i Madh" mbrojti kishën dhe popullin tonë

Një bekim dhe gëzim i madh për të gjithë bullgarët ortodoksë është manastiri “Shën Athanasi” pranë qytetit të Çirpanit. Ai u themelua nga vetë shenjtori në shekullin e IV (v. 344), pranë një kështjelle të vjetër romake, pranë qytetit të atëhershëm të..

botuar më 24-01-18 7.30.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari festojnë Ditën e Shën Andonit

Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon Osh. Andonin e Madh. Festa njihet si Dita e Andonit. Andoni konsiderohet themeluesi i murgërisë së krishterë. Sipas besimeve popullore, në Ditën e Andonit respektohen një sërë ndalimesh për t'u mbrojtur nga..

botuar më 24-01-17 6.05.PD

Një ekspozitë virtuale tregon historinë e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov"

Një kartolinë me pamje nga Teatri Kombëtar i ri dhe një mbishkrim në anën e pasme - "Kujtim i hapjes së teatrit. Josef Shmaha, 1907" – është pjesë e ekspozitës virtuale që mund të shihet në faqen e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo i kushtohet 120 vjetorit..

botuar më 24-01-14 8.00.PD