Bullgaria dhe Norvegjia do të bashkëpunojnë mbi projekte të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, me qëllim stimulimin e të rinjve që të mbeten dhe të zhvillohen në vendlindjet e tyre. Për këtë u morën vesh Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministrja e Jashtme e Norvegjisë Ine Marie Eriksen Søreide. Norvegjia i përkrah aktivisht projektet edhe në Bullgari, në kuadrin e Mekanizmit Financiar të Hapësirës Ekonomike Evropiane, për të cilin Norvegjia siguron 97 për qind prej financimit, edhe Mekanizmin Financiar Norvegjez. Për periudhën programore 2014-2021 Bullgaria merr akses te 210 mln euro për inovacionet dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për drejtësinë, rendin e brendshëm dhe për përkrahjen e shoqërisë civile. Sipas të dhënave të statistikës në Norvegji banojnë 7000 bullgarë.
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..