Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Vasilev me çmim të parë nga konkursi “Shtellkunçik” në Moskë

Foto: dberbatov.org

Ivajlloja është vetëm 11 vjeç, por tashmë ka grumbulluar shumë përvojë muzikore, e cila shtohet me çdo një dekoratë të ardhshme. Duart e këtij djali “lëvrijnë” – thotë për të bullgari Vlladimir Vlladimirov, pedagog në piano në qytetin Madrid. Ivajlloja është virtuoz i madh i pianos, përveç kësaj kompozon muzikë për piano dhe violinë. Shumë pak fëmijë në këtë moshë  luajnë preludet e Rahmaninovit, veprat e Bahut dhe etydet e Debussy. Pavarësisht nga mosha e tij e vogël, ai është një  personalitet i hapur gjerësisht.

Ivajlloja është nxënës në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, në klasën e Emilia Kanevës. Ajo është një pedagoge e njohur, që ka formuar shumë pianistë të shkëlqyer bullgarë, mbajtës të shumë  dekoratave në konkurse prestigjioze.


Para disa ditëve Ivajlloja u klasifikua në vendin e parë në garën ndërkombëtare “Shtellkunçik” /”Thyerësja e lajthive”/ për fëmijë deri më 14 vjeç. Konkursi televiziv është krijuar nga kanali televiziv rus “Kultura” gjatë vitit 2000 dhe që nga atëherë zhvillohet çdo vit. Sipas rregullores, fëmijët kalojnë nëpër tri rrethe. Vetë finali është me shoqërim të orkestrës, e cila sivjet është nën dirigjimin e Misha Damevit, i cili ishte dhe anëtar i jurisë. Ivajllo Vasilev ekzekutoi pjesën e tretë  të Koncertit numër 12 në la major të Mocartit. Të njëjtën vepër ai do të ekzekutojë dhe gjatë muajit prill, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Kryetari i jurisë në piano ishte pianisti i njohur rus dhe pedagog Dmitrij Bashkirov, kurse Ivajlloja ka qenë një nga finalistët më të vegjël. Dekorata e tij e mëparshme ishte gjatë vitit 2017 në edicionin e 7 të Konkursit Ndërkombëtar për Piano “Anna Artobolevskaja”/ një pianiste dhe pedagoge ruse/ në Moskë, ku përsëri fitoi vendin e parë. Atëherë bullgari i vogël interpretoi 8 vepra, kurse në koncertin përfundimtar e pushtoi publikun me “Lojëra fëmijërore” të Modest Musorgskit. E thirrën në bis dhe ai pati mundësinë të paraqesë interpretimin e vet të “Tokatina – kolazh” nga “Fletorja Polifonike” e Rodion Shçedrin. Në Moskë pianisti /atëherë 10 vjeç/ u njoh me “ 6 momente muzikore” të Rahmaninovit.

Bullgari i talentuar filloi të mësojë të katërtin prej tyre dhe e pëlqeu shumë. Pas kësaj u paraqit me të në konkursin De Bach au jazz /nga Bahu deri tek Xhazi/ në Greqi, në të cilin garojnë pianistë deri në moshën 25 vjeçe, por dekorata e madhe është një për të gjitha grupet e moshës. Dhe e fitoi Ivajlloja.


Në një nga librat e fundit të muzikës për shkollat bullgare Ivajlloja u tregon nxënësve të klasës së parë për pianon si instrument muzikor, kurse në variantin elektronik janë të përfshira interpretime të tij. Ai shpreson të hyjë në librat e muzikës dhe si kompozitor me disa nga veprat e tij – “Fshati”, “Skerco” e të tjera. Tanimë ka realizuar ëndrrën e tij të mund të luajë në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Do të donte shumë që një ditë të arrijë dhe deri tek Royal Allbert Hall. Me paratë nga dekoratat dhe bursat të cilat i fiton, djali i talentuar mendon të blejë një pianoforte me bisht, që të mund të ekzekutojë muzikë dhe në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

rinovuar më 20-05-24 7.17.MD

Këngë për alfabetin bullgar

Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e..

botuar më 20-05-23 7.05.PD
Hristina Ljutova

Vdiq këngëtarja e madhe e këngëve të malit të Rodopeve Hristina Ljutova

Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç” .  Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka..

botuar më 20-05-12 3.14.MD