Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Pyetjet e njerëzve për koronavirusin më shpesh janë për karantinën

Nga 350 deri në 400 pyetje bëhen çdo ditë në telefonin kombëtar për pyetje të lidhura me Covid-19. Linja u hap në shkurt nga Ministria e Shëndetësisë. Pyetjet më shpesh janë të lidhura me karantinën – kush vihet nga cili vend kur mbërrin, shtetasit e të..

botuar më 20-08-12 12.09.MD

Evidentohet rritja e turistëve në qytetet detare Sozopoll dhe Llozenec

Në sfondin e tkurrjes së turizmit në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit, në qytetet Sozopoll dhe Llozenec në bregdetin jugor bullgar evidentojnë një rritje të akomodimeve gjatë kësaj stine në krahasim me të kaluarën. Sipas informacionit të..

botuar më 20-08-12 9.46.PD

210 janë rastet e reja të koronavirusit

210 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 3.9 për qind nga 5388 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Në spital janë 861 veta me koronavirus, 64 prej të cilëve janë..

botuar më 20-08-12 9.37.PD