Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestrioni i vetëm në Bullgari i ruajtur në Мuzeun Historik të qytetit Gabrovo

Foto: h-museum-gabrovo.bg

Në vitet pas Çlirimit (1878) Bullgaria  tërheq arkitektë të dalluar evropianë si dhe industrialistë, të cilët ndihmojnë për rivendosjen e saj të shpejtë. Shumë i rëndësishëm është kontributi i austriakëve dhe i çekëve për ndryshimin e pamjes së qyteteve dhe për zanafillën e industrisë bullgare. Një shembull për bashkëpunim të mirë midis bullgarëve dhe çekëve është dhe fabrika për stofra të holla prej leshi, të krijuar në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore) nga industrialisti Ivan Haxhiberov. Tekniku kryesor në prodhimin e stofrave është çeku Anton Horenik. Në sajë të tij në shtëpinë e Haxhiberovit mbërrin orkestrioni i vetëm në Bullgari – një instrument muzikor i sjellë nëpër Danub nga Praga.

Ky është instrument automatik muzikor i cili është si një dollap, i cili riprodhon tingëllimin e një orkestre – tregon Rosen Josifov, kujdestar i Muzeut Regjional Historik të qytetit të Gabrovos. Në të ka tela, kacekë dhe teste, të cilët vihen në lëvizje me ndihmën e një sistemi prej levave. Ai përdoret në sallone prestigjioze nëpër Evropën Qendrore dhe Jugperëndimore, por në Bullgari ky është i vetmi i njohur. Instrumenti është dërguar në rezidencën e Ivan Haxhiberovit, në zonën industriale të qytetit Gabrovo. Me aq sa jam i informuar vendi i vetëm në Ballkan jashtë qytetit Gabrovo, ku është i ruajtur orkestrioni është muzeu Politeknik në Beograd.

Shpirti jo i qetë dhe dëshira të eksperimentojë dhe të shpikë sende të ndryshme, e detyron Haxhiberovin të studiojë në detaje strukturën e instrumentit. Pavarësisht se ai punon me një mekanizëm pneumatik dhe me sustë, gjatë vitit 1906 industrialisti arrin ta vërë në punë me ndihmën e elektromotorit. Një fakt kureshtar, i lidhur me orkestrionin  është dhe ky, ai i bën përshtypje vetë Mbretit Ferdinand, i cili ka qenë për vizitë në rezidencën e shokut të vet Ivan Haxhiberov natën e 22 kundrejt 23 shtatorit të vitit 1908. Mbreti ka qenë i befasuar se dëgjon  disa nga krijimet e tij të dashura e të preferuara muzikore prej një instrumenti, i cili punon me elektromotor. Me qenë se gjatë asaj kohe, një “muzikë e tillë elektrike” nuk është e njohur në asnjë qytet evropian.

Kujdestari i muzeut pohon se, eksponati ka nevojë prej një restaurimi serioz dhe aktualisht, pavarësisht nga interesi i madh i vizituesve  ndaj tij, ai nuk riprodhon muzikë. Mjerisht tek ne nuk ka mjeshtër, i cili të mund të “gjallërojë” orkestrionin dhe të kthejë shkëlqimin e tij të mëparshëm. Josifov shpreson se, do të gjejnë një të këtillë aty ku instrumenti është prodhuar – në kryeqytetin e sotëm çek Praga. Që të mund të fillojë të nxjerrë zë përsëri janë të domosdoshme midis 10 dhe 15 000 euro, të cilat nga muzeu shpresojnë të mund t’i mbledhin me  fushate dhuruese.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD