Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat në fshatin Vojvodinovo pas sulmit kundër një ushtaraku

Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se nuk pret përleshje gjatë protestës së shpallur këtë mbrëmje në fshatin e Plovdivit Vojvodinovovo në Bullgarinë Jugore të rrethit të Plovdivit, ku pritet të përfshihen edhe ushtarakët. Tensioni në fshat u rrit pasi më 6 janar dy të rinj nga getoja e romëve rrahën rreshtorin e forcave speciale. Të rinjtë u ndaluan. Më vonë me këmbëngulje të banorëve të fshatit filloi një aksion për rrëzimin e godinave në mëhallën e paligjshme rome. Sipas fjalëve të Krakaçanovit situata në Vojvodino është e qetë, popullsia është e kënaqur për veprimet e organeve të rendit. Protestat organizohen si shenjë solidariteti me ushtarakun e rrahur.

Më shumë nga rubrika

Përsëri numër i lartë i të infektuarve me Covid-19

292 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Testimet e bëra sipas metodës PCR janë 4450, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë njerëz pozitivë me Covid-19 ka në qytetin e Sofjes – 98, pastaj janë ata  në Plovdiv..

botuar më 20-07-11 9.28.PD

Qendra e Sofjes mbeti e bllokuar nga protestuesit deri në mesnatë

Mijëra protestues kërkuan dje dorëheqjet e Kryeministit Bojko Borisov dhe të Prokurorit të Prëgjithshëm Ivan Geshev. Para godinës së Këshillit të Ministrave u zhvilluan dy protesta – njëri në përkrahje të institucionit presidencial, i cili pak..

botuar më 20-07-11 9.09.PD

Tension në rritje në qendrën e Sofjes për shkak të protestave

Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të qeverisë dhe Presidentit Rumen Radev kishte rreth orës 20:30 gjatë dy protestave paralele para godinës së Presidencës dhe asaj të Këshillit të Ministrave. Reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë..

botuar më 20-07-10 10.47.MD