Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat në fshatin Vojvodinovo pas sulmit kundër një ushtaraku

Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se nuk pret përleshje gjatë protestës së shpallur këtë mbrëmje në fshatin e Plovdivit Vojvodinovovo në Bullgarinë Jugore të rrethit të Plovdivit, ku pritet të përfshihen edhe ushtarakët. Tensioni në fshat u rrit pasi më 6 janar dy të rinj nga getoja e romëve rrahën rreshtorin e forcave speciale. Të rinjtë u ndaluan. Më vonë me këmbëngulje të banorëve të fshatit filloi një aksion për rrëzimin e godinave në mëhallën e paligjshme rome. Sipas fjalëve të Krakaçanovit situata në Vojvodino është e qetë, popullsia është e kënaqur për veprimet e organeve të rendit. Protestat organizohen si shenjë solidariteti me ushtarakun e rrahur.

Më shumë nga rubrika

Su-25

Koronavirusi shtyu kthimin e avionëve bullgarë Su-25

Për shkak të krizës së koronavirusit dy prej avionëve Su-25, të cilët u dërguan për remont do të kthehen në Bullgari pas një vonese prej dy muajsh. Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Pritet se i pari do të kthehet në Bullgari gjatë muajit..

botuar më 20-06-02 6.42.MD

Fondi “Të bashkuar kundër Covid-19” ndihmoi 700 000 nevojtarë

Fondi “Të bashkuar kundër Covid-19” ndihmoi 700 000 nevojtarë gjatë pandemisë, bëri të ditur për BNR-në udhëheqësja e Forumit Bullgar të Donatorëve Krasimira Veliçkova. Fondi, i cili bashkon disa organizata, ka grumbulluar 1 mln leva (rreth..

botuar më 20-06-02 6.28.MD

Bullgaria është vendi në BE me afat më të gjatë të kontrollit të pronësisë së paligjshme

Bullgaria është vendi në BE me afat më të gjatë të kontrollit të pronësisë së paligjshme – deri në 10 vjet, derisa në shumicën e vendeve ai është dy herë më i shkurtër. Kjo thuhet në raportin e Komisionit Evropian për aplikimin e legjislacionit..

botuar më 20-06-02 6.20.MD