Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan festimet në Plovdiv – Kryeqytetin evropian të kulturës

Foto: plovdiv2019.eu

Nga 11 deri më 13 janar qyteti i Plovdivit me festime në ambient të hapur dhe në ambient të mbyllur shënon çeljen e projektit “Plovdivi – Kryeqyteti evropian i kulturës 2019”.

Theksi do të jetë një program me muzikë, kërcime dhe shfaqje me drita në mbrëmjen e 12 janarit. Në të do të marrin pjesë mbi 200 kukerë (kërcimtarë të maskuar nga folklori bullgar), fyelltari Teodosij Spasov dhe këngëtarja popullore Valja Ballkanska, e njohur botërisht me këtë se një këngë bullgare e interpretuar prej saj është përfshirë në pllakën e artë të gramofonit që fluturon në kozmos me anijet kozmike amerikane Voyager 1 dhe Voyager 2.

Këngëtarja e famshme franceze me prejardhje bullgare Silvi Vartan dërgoi një mesazh video, me të cilin e përshëndes Plovdivin. Ai është qyteti i parë bullgar i zgjedhur për “Kryeqytetin evropian të kulturës”.


Më shumë nga rubrika

Protestat antiqeveritare po vazhdojnë

Për të 35-ën mbrëmje me radhë protestat antiqeveritare në kryeqytet po vazhdojnë. Barrikadat e improvizuara në kryeqytetet kryesore para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, në Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”) dhe në sheshin..

botuar më 20-08-12 7.52.MD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 158

Mosrespektimi i rregullave kundërepidemike është shqetësues Para BNR-së dr. Stanimir Hasërxhiev, kryetar i Organizatës Kombëtare të Pacientëve, nënvizoi se pacientët me sëmundje kronike janë kërcënuar seriozisht nga Covid-19. Sipas..

botuar më 20-08-12 7.36.MD
Arman Babikjan

Ka të ngjarë që protesta të shpallë liderë të vet

Unë personalisht jam “pro” shpalljes së liderëve të protestës, deklaroi në një interviste për “Fakte” një prej iniciatorëve të protestave antiqeveritare në Sofje Arman Babikjan. Ai vuri në dukje se gjatë protestave sheh njerëz me qëndrime të..

botuar më 20-08-12 6.40.MD