Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE do të mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexitit

Foto: @EvaMaydell

Bullgarët dhe mbi 3 milionë shtetasit e tjerë evropianë, që jetojnë në Britaninë e Madhe, do të ruajnë statusin dhe të drejtat e tyre edhe nëse Mbretëria e Bashkuar pa marrëveshje del nga BE. Këtë e deklaroi Kryenegociatori  i BE për Brexitin Mishel Barnie në një takim në Strasburg me deputeten bullgare në Parlamentin Evropian Eva Majdel. Barnie ka marrë sigurime për këtë nga qeveria britanike.

Evrodeputeti bullgar Emill Radev gjithashtu shprehu bindje, se BE do të mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij, që jetojnë në territorin e Britanisë së Madhe dhe nuk do të lejojë asnjëfarë diskriminimi ndaj tyre pas Brexitit. Ai shprehu shqetësim, se mungesa e marrëveshjes midis Londrës dhe Brukselit do të kthehet në problem edhe për shtetasit e Mbretërisë, që kanë zgjedhur të jetojë në shtet tjetër anëtar të BE. Ata mund të humbasin të drejtat e tyre të pensionit dhe të detyrohen të paguajnë shuma të ndryshme nga ato të deritanishme në rast se kanë nevojë për ndihmë mjekësore, mendon Radevi. Pas hedhjes poshtë të marrëveshjes me BE nga ana e Parlamentit anglez, të panjohurat rreth Brexitit bëhen edhe më shumë, ndërsa rrugëdalje nga kjo situate, ende nuk ka.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD