Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta legjenda e futbollit bullgar Ivan Vucov

Ivan Vucov
Foto: BGNES

Futbollisti dhe trajneri i madh bullgar Ivan Vucov vdiq në moshën 79 vjeç. Ai ka luajtur në shkollën e “Jantrës”( Gabrovo), por sukseset e tij më të mëdha si futbollist i arriti me ekipin e “Levskit” Në periudhën e viteve 1960-1968 Ivan Vucov ka luajtur mbi 300 ndeshje për “blutë”. Ka 24 ndeshje për kombëtaren, me të cilën luajti në Kampionatin Botëror në Angli në vitin 1966. Pas përfundimit të karrierës së vet Vucov u bë trajner. Si trajner i “Levskit” në periudhën midis viteve 1974 dhe 1980 ai fitoi titullin e Bullgarisë dhe dy herë kupën kombëtare. Nën udhëheqjen e tij “Levski” eliminoi Ajax, Amsterdam për Kupën e UEFA-s dhe arriti në çerekfinalet me Barcelonën gjatë vitit 1976, ku arriti fitore me 5:4. Si trajner i kombëtares sonë ai arriti ta klasifikojë Bullgarinë në finalet botërore në Meksikë në vitin 1986. Shumë vite me radhë ka qenë drejtor i Bashkimit të Futbollit Bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD