Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Irlanda thellojnë bashkëpunimin parlamentar

Foto: BTA

Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva është për vizitë në Irlandë me rastin e shënimit solemn të 100 vjetorit të Parlamentit të Irlandës. Në një takim me Kryetarin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Irlandës Shon O’Farijl zonja Karajançeva shqyrtoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes Bullgarisë dhe Irlandës. Karajançeva shprehu mirënjohjen e vet për mundësinë që bashkësia bullgare në Irlandë të ketë shkolla të veta në qytetet Dublin dhe Shannon dhe të zhvillojë veprimtari kulturore dhe iluministe. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse në Irlandë ka mbi 3000 bullgarë, të cilët punojnë ose bëjnë studime atje, vuri në dukje Kryetarja e Parlamentit bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD