Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pluralizmi i mendimeve është çelësi te besimi i auditorit në mediat shoqërore

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev dhe drejtori i përgjithshëm i Televizionit Kombëtar Bullgar Konstantin Kamenarov në kohën e diskutimit
Foto: BTA

Çfarë është e ardhmja e mediave shoqërore në kontekstin e nevojave të reja publike? Vallë, a janë gati ato për sfidat e erës digjitale, në të cilën jetojmë? Me ato pyetje, përgjigjen e të cilëve nuk iu dha, u hap konferenca e përbashkët e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar. Forumi i parë i përbashkët, organizuar nga dy mediat shoqërore në Bullgari, provokoi interesin e gazetarëve, analizuesve mediatikë, përfaqësuesve popullorë, anëtarëve të Këshillit të Mediave Elektronike, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Me debatet dhe pyetjet e tyre ata kontribuuan për një diskutim të frytshëm duke vënë gishtin në plagët e shumta të peizazhit tonë mediatik. Ndër temat e shqyrtuara  ishin si financimi i mediave shoqërore, ashtu edhe domosdoshmëria e rimendimit të misitonit të tyre dhe harmonizimit të suazave ligjore në përputhje të realiteteve të reja. Kryetarja e Këshillit Publik të Radios Kombëtare Bullgare Rajna Konstantinova tha, se financimi i një medie shoqërore është çështja kyçe për pavarësinë e saj dhe shtoi:

Financimi, për të cilin flasim, por për të cilin nuk kemi ndonjë formulë të gatshme, është një investim në të ardhmen. Kjo është ashtu, sepse bashkë të gjitha definicionet e mrekullueshme të kësaj çfarë siguron një media shoqërore – akses, cilësi të lartë të përmbajtjes e kështu me radhë, nuk duhet të harrojmë, se në të ka edhe talent. Në mediat shoqërore ka njerëz krijues. Investimi në të ardhmen dhe në gazetarinë cilësore, në mungesën e lajmeve të rreme dhe në besimin, për të cilin të gjithë flasim, përqendrohet në këtë, që të gjithë të tregojmë kujdes të ketë gazetari me cilësi.”

Sipas Rajna Konstantinovës, mungesa e një formule të gatshme iu pengon mediave shoqërore “të realizojnë këtë produkt unik, për të cilin dëshirojmë të na besojnë, produkt ky i cili të argëtojë dhe të jetë i sigurt”.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, drejtori i hallkës ligjore dhe i resurseve njerëzore të Radios Kombëtare Bullgare Milen Mitev gjithashtu theksoi problemin financiar, para të cilit qëndrojnë udhëheqjet e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar.

Sidoqoftë, financimi duhet të ketë një kornizë, e cila të tejkalojë një vit buxhetor. Kjo do të japë mundësi të planifikohet për një periudhë më të gjatë përpara dhe të realizohen projekte me përmasa më të mëdha, kur bëhet fjalë për ndryshim dhe ristrukturim, ose sigurim të shërbimeve të reja. Është i domosdoshëm një model i cili të lejojë parashikim të financimit.”

Sipas Milen Mitevit, metoda e financimit është një çështje e cila duhet të zgjidhet në nivel kombëtar tek ne, ndërsa për të arritur ndonjë ndryshim, është i domosdoshëm një konsensus i gjerë publik.

Mik special i forumit “E ardhmja e mediave publike në erën digjitale” ishte drejtori i Departamentit të Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion Greëm Diksën, i cili theksoi, se për secilën nga 70 mediat shoqërore, të cilat anëtarësojnë në bashkim, është me rëndësi të ruajë interesin dhe besimin e auditorit të vet. Kjo është e mundshme, vetëm në se sigurohet pluralizmi i mendimeve dhe i pikëpamjeve mbi problemet e ndryshme nga rendi i ditës i shoqërisë. Para Radio Bullgarisë, Diksën komentoi cili është problemi i vërtetë me lajmet e rreme dhe cilat janë mënyrat, në të cilat dëgjuesit mund të mbrohen:

Problemi i vërtetë është se në se diçka ka dalë diku, nuk ka mundësi të ndalet, edhe shpejtësia me të cilën gënjeshtrat përhapen në mbarë botën. Mendoj, se do të mbrohemi nga informacioni i rremë pasi do të shtojmë vetëdijen e shoqërisë. Njerëzit nuk duhet të jenë pasiv dhe të pranojnë gjithçka, ata duhet të formojnë një qëndrim kritik ndaj informacionit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD