Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri: “Që të jemi mirë, duhet të jemi më bujarë njëri ndaj tjetrit“

Autoportret

1 shkurti është dita e lindjes e njërit prej figurave më të rëndësishme në artin bullgar – Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, i cili ka lindur më 1 shkurt 1882 dhe ka vdekur më 29 shtator 1960. Ditëlindja e tij shënohet dhe festohet si një festë e vërtetë nga banuesit e fshatit Shishkovci, rrethi i qytetit Kjustendill. Aty Mjeshtri  ka krijuar një pjesë të madhe nga krijimtaria e tij, në fushën e gjinisë së portreteve dhe të peizazhit dhe në kompozicionin jetik. Në Shishkovci gjendet dhe varri i piktorit tonë të njohur, kurse banuesit vendas dhe sot e kësaj dite e nderojnë si një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe shembull për t’i përngjarë.

Vlladimir Dimitrov merr pseudonimin Mjeshtri akoma si nëpunës në gjykatë në qytetin e tij të lindjes Kjustendill. Shkaku është se ai kështu u është drejtuar  kolegëve të vet aty – “Tungjatjeta, mjeshtër! E ke përfunduar shumë mirë punën, mjeshtër!” Zemra e tij e mirë dhe talenti i madh  fitojnë simpatinë dhe respektin e të gjithëve. Që atëherë fillojnë ta quajnë me respekt “Mjeshtri”.

Mjeshtri mes pikturave të veta / Foto: arkiv

Vlladimir Dimitrov merr pjesë në Luftën Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Si një piktor ushtarak ai bën qindra skica të ushtrive bullgare. Transmeton me një thjeshtësi dhe fines emocionet në llogore dhe jetën gjatë kohës së luftës. Ai është korrespondenti i parë zyrtar ushtarak. Kritika thotë se, pikturat e tij kanë shumë ngjyra shprehëse, janë idealiste dhe simbolike. Bile pasi ka pikturuar në Shtetet e Bashkuara, Stamboll, Itali, ka vizituar Londrën, Parisin, Brukselin, Drezdenin, dhe Vjenën, Mjeshtri gjen frymëzim në “pemëtoret e Bullgarisë” dhe krijon pikturat e tij më të bukura në fshatin Shishkovci në rrethin e qytetit Kjustendill.

Vlladimir Dimitrov vjen në fshat gjatë vjeshtës së vitit 1924, i ftuar nga shoku i tij Andon Vijaçev, me të cilin njihen nga koha e Luftës së Parë Botërore. Piktori  shumë shpejt fiton simpatinë e fshatarëve, miqësinë e tyre si dhe besimin. Në fushën e Shishkovcit ai krijon art të një niveli botëror. “Në qoftë se ka parajsë në tokë-ky është rrethi i Kjustendillit me zemër fshati Shishkovci” – tregon Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri në një letër të vet.

Në fshat ka disa objekte të cilat janë të lidhura me emrin e tij, kurse objekti më i vizituar është shtëpia-muze, në të cilën piktori ka jetuar dhe ka krijuar. Aty janë të renditur sende origjinale personale të tij  dhe riprodhime të pikturave më të mira dhe me vlerë më të madhe në krijimtarinë e tij.

Vanja Rizova është sekretare e vatrës së kulturës “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri 1919” në fshatin Shishkovci. Thotë se ajo është rinovuar në kuadrin e UNESKO-s gjatë vitit 1982, kur janë festuar 100 vjet nga lindja e piktorit. “Nga ky jubile kanë kaluar 37 vjet, kurse data përsëri është shkak për një festë të madhe në Shishkovci – thotë Vanja Rizova dhe vazhdon:

Për të gjithë në fshat Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri është jo thjesht njeri dhe piktor, ai është një ikonë këtu. Brezi më i moshuar, njerëzit përpara nesh, por dhe të rinjtë tani e respektojnë, e duan dhe e nderojnë. Krenohemi se ai e ka zgjedhur  pikërisht fshatin Shishkovci, krenohemi se jetojmë në këtë fshat të bukur dhe të njohur. Muzeu është një filial i galerisë në qytetin Kjustendill, por ne themi, se këtu është e vërteta, sepse fryma e Mjeshtrit është akoma e gjallë në fshat dhe që të gjithë na përmbush me energjinë e vet. Kurse ai ka qenë një njeri tepër bujar. Mjerisht ka kaluar shumë kohë dhe kanë mbetur shumë pak njerëz të cilët e mbajnë mend. Ka një grua – Bojanka Zheljovova, 83 vjeçe. Ajo ka qenë 8-9 vjeçe dhe kujtohet sesi Mjeshtri e ka pikturuar.

Bojanka sot dhe portreti i saj

Tregon se ai ka qenë një njeri shumë i mirë, shumë bujar dhe i lumtur. I ka shpërndarë rrobat e tij si dhe paratë – të varfërve, sepse atëherë varfëria ka qenë e madhe. Prandaj njerëzit kanë thënë se ai ka qenë si një Zot për ta. Gjithmonë kur Vlladimir Dimitrovi është kthyer nga Amerika (kurse ai ka udhëtuar shpesh deri aty), i ka mbledhur  në mejdan dhe u ka thënë se në qoftë se ka parajsë në tokë, ky është rrethi i qytetit Kjustendill. Vet për nga vetja e vet këto fjalë dhe sot na tronditin, sepse në to është e fshehur dashuria e Mjeshtrit ndaj fshatarëve tanë.”

Festa më 1 shkurt fillon në mëngjes në galerinë në qytetin Kjustendill, ku ka një ekspozitë të madhe me piktura origjinale të Mjeshtrit. Çdo vit në këtë ditë vijnë piktorë dhe vlerësues të artit të piktorit nga Sofja. Ata vizitojnë fshatin Shishkovci, ku vendosin lule përpara monumentit të piktorit. Pas kësaj që të gjithë njerëzit  mblidhen në oborrin e shtëpisë-muze. “Tani kemi vënë riprodhime më të mira të Mjeshtrit, mundohemi që çdo gjë, e lidhur me emrin e tij, të jetë e zgjedhur në mënyrë precize dhe eksponuar” – thotë Vanja Rizova.

Vetëm ai i cili nuk ka prekur krijimtarinë e Mjeshtrit, nuk mund të vlerësojë  se çfarë na ka dhënë ky njeri neve si dhe të gjithë Bullgarisë. Mjeshtri është pasuria jonë. Prandaj më 1 shkurt është festë në Shishkovci. Banuesit presin miqtë me specialitetin tradicional për këtë krahinë – zellnik , me verë dhe raki. Dita është shkak që të kujtohemi për mirësinë, me të cilën vendasit  e kanë mbajtur mend jetën e Mjeshtrit. Kurse ai na ka lënë si trashëgimi pikërisht këtë, që të mund të jetojmë më mirë, duhet të jemi më bujarë njëri ndaj tjetrit, të duam më shumë njëri tjetrin dhe të respektohemi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: kustendil.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..

botuar më 24-03-08 6.05.PD