Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për gajdexhiun legjendar nga krahina e Rodopeve Dafo Trendafillov - me shumë dashuri dhe admirim

Foto: arkiv personal

Njëqindvjetori nga lindja e Dafo Trendafillovit /17.01.1919 - 04. 12.2010/ është shkas që të shprehim falënderimin tonë për gjurmët e ndritshëm, të cilat ai na la. Muzika e tij menjëherë e prek shpirtin dhe të shpie mes mrekullive të malit Rodope. Meloditë dhe vallet e Dafo Trendafillovit  janë shembuj të stilit origjinal të gajdeve, të trashëguar gjatë shekujve. Ai është i njohur si doajeni i “shkollës së vjetër” të kaba gajdes /të ulët/ rodopëse, e cila është tipike vetëm për këtë krahinë. Duke qenë akoma i gjallë ai është iniciator i festave të shumta, të lidhura me instrumentin e dashur.




I lindur në fshatin Gella, Dafo Trendafillov akoma që në moshën 14 vjeçare fillon të ekzekutojë lirisht nëpër luadhet, kur e nxjerr kopenë për të kullotur. Një lumturi e vërtetë për muzikantin e ri është kënaqësia të mund të ketë gajde të vet, të punuar nga mjeshtri i madh Todor Shishkov nga fshati Solishta, me të cilën ekzekuton deri në fund të jetës së tij. Dafo Trendafillov është dhe një mysafir i përhershëm në tubimet dhe dasmat vendase. Ai është dhe mësuesi i parë i kaba gajdes i djemve të klasës së parë në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Shiroka Llëka”. Dhe ky është një shans i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyer për talentet e reja të mund të përvetësojnë hollësitë dhe finesën e të ekzekutuarit në instrumentin e vjetër. Punës pedagogjike ai i përkushton më shumë se 20 vjet. Është bashkëthemelues еdhe i ansamblit folklorik me drejtues Manoll Radiçev në fshatin e tij të lindjes. Zëri i gajdes i muzikantit të njohur është ngritur mbi Rozhen, në tubimet e qytetit Koprivshtica si solist dhe pjesëmarrës në orkestrën “100 kaba gajde”. Ai ka qenë dhe një kryetar nderi i jurisë së konkursit-garë të gajdeve nga Ilindeni në Gella. Dafo Trendafillov është një mjeshtër i njohur në punimin e gajdeve, shumë prej të cilave janë pronë e personave të huaj të etur pas folklorit bullgar.

Kujtime shumë të shtrenjta për babin e vet të njohur tregon vajza e Dafo Trendafillvit Stefka Ivanova:

Po, ai qe një njeri i shkëlqyer për ne, kurse për të tjerët - një personalitet i jashtëzakonshëm. Ka një fotografi, e cila e paraqet më së miri - në të është me duar të hapura, kurse në njërën dorë e mban gajden. Asnjërit nuk i ka refuzuar që të ekzekutojë pak - si dy vetave ashtu dhe 20. Kur kemi qenë në Gella, kanë ardhur njerëz posaçërisht të mund ta takojnë dhe ta shikojnë. Njëherë patën ardhur 2-3 familje tek ne, kurse ai kur filloi t’u ekzekutojë, njerëzit u ngritën në këmbë dhe u rodhan lot nga sytë - dukeshin sikur kishin dëgjuar himnin. Grupe të posaçme vinin nga vendpushimi Pamporovo që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë. Ai e donte shumë gajden. Ka vizituar gjysmën e Evropës me të.



Gjatë kohës së mungesave të tij nëna ime e zëvendësonte në punën bujqësore, si dhe që të gjithë të tjerët nga familja. Tek ne në festë, pas darkës e nxirrnim vallen në oborr. Në qoftë se na bëhej ngushtë, shkonim në luadhe që të përfundojmë harenë.

Njëherë në Gella erdhën familje miqësore. Vendosëm të dalim deri në Karllëk / emri tjetër i majës Orfe, i dyti për nga madhësia në Rodopet/ “Njerëzit e Qytetit” arritën deri në mesin e rrugës, kurse burri im dhe babai, pavarësisht se atëherë qe 70 vjeç, tanimë ishin gjendur në majë. Aty në horizont pamë dy figura, kurse në largësi tingëllonte gajdja. Pas kësaj babi më tha: “Doja që të ekzekutoja pak aty, që ku kam filluar”. Sepse me të vërtetë si fëmijë ai ka ekzekutuar fillimisht në tub, në fyell të vogël, në fund me gajde në dorë i ka nxjerrë dhentë lart në mal. Ai ishte një njeri i shkëlqyer.....

Për koncertin e ardhshëm - garë në fshatin Gella, që zhvillohet tradicionalisht gjatë periudhës së verës, në Ilinden, parashikohet një festë solemne е 100 vjetorit nga lindja e muzikantit të njohur. Të afërmit e tij shpresojnë  që deri atëherë të dalë nga shtypi libri biografik, autore e të cilit është vajza e tij Veliçka Stamenova, e cila ka mbledhur kujtime familjare dhe fotografi të muzikantit legjendar popullor.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD