Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlogerët në ndihmë të fëmijëve dhe të adoleshentëve

Fëmijët dhe adoleshentët interesohen prej gjërave të ndryshme dhe është fare e natyrshme në botën e sotme digjitale të kërkojnë përgjigjet në Internet. A është e mundur që informacioni të paraqitet  në mënyrë atraktive, përmes videos, në mënyrë arsimuese dhe me elemente sociale? Po, dhe këtë e dëshmojnë vlogerët Stan dhe Sllavi.

Pavarësisht nga skenat zbavitëse në pamje të parë, të cilat i luan bashkë me vlogeren Stefi, Stanisllav Kojçev, i njohur si inStanT, prek çështje shumë aktuale për adoleshentët, mbi të cilat ata nuk ka se me kë të bisedojnë ose për të cilat shqetësohen të flasin. “Si të sillemi gjatë takimit të parë?”, “Çfarë mendojnë djemtë dhe vajzat?”, “Çfarë nuk duhet t’i thuash një vajze?”, “Mos gjyko!” këto janë vetëm një pjesë e titujve të videove të tyre.

I interesojnë gjëra të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme – marrëdhëniet që kanë me prindërit, me nxënësit e tjerë, mjedisi shkollor, por më tepër i emocionon dhe intereson sesi të përballojnë komunikimin” – sqaron Stan. “Sipas meje kjo është një mënyrë efektive të thuhen gjërat e rëndësishme, por në të njëjtën kohë fsheh rreziqe, sepse kufiri është shumë i hollë. Me siguri të rinjtë kanë nevojë për një njeri të ri, prej të cilit të mësojnë dhe ai të jetë shembull për ta.

Jashtë videove Stan ka dy romane të botuara, të cilat shumë shpejt fituan popullaritet të madh ndër adoleshentët për shkak të përgjigjeve, të cilat ofrojnë. Heroi kryesor në “I padukshëm” është një djalë 16 vjeç, i cili ndeshet në shkollë me probleme si dhuna dhe tortura. Imazhi i tij është zhvilluar edhe më tej në “I mashtruar” – një libër me tematikë edhe më të thellë sociale: dhuna kibernetike  dhe profilet e gënjeshtërta në rrjetet sociale. Kurse gjatë viteve 2017-2018 u botuan të dyja pjesët e “Organajzerit”, në të cilat Stan jep këshilla të provuara personalisht për një përballim të lehtë dhe efektiv të materialit mësimor, rregullat bazë të gjuhës bullgare, formula matematikore e të tjera, si dhe 20 këshilla si të kesh suksese më të mëdha në shkollë.

Fëmijët interesohen nga kjo dhe kanë dëshirë të gjejnë mënyra, për përballimin e situatatve të vështira më lehtë. Mjetet ndihmëse punojnë dhe kanë sukses. Sepse janë një pjesë nga përvoja ime. Unë besoj se, arsimi dhe trajnimi duhet të jenë diçka drejt së cilës fëmijët vetë të synojnë, të kërkojnë dhe të gjejnë atë e cila u është interesante” – thotë Stan.

E quajnë Sllavi nga The Clashers “vlogeri më inteligjent në Bullgari”, kurse fansat i presin me padurim episodet e reja misterioze të klasifikimeve të tij. Temat serioze tërheqin vëmendjen jo vetëm të auditorit më kritik dhe “të pa korruptuar”, siç janë fëmijët, por dhe të moshuarve. Formati i “Top 10 të qytetërimeve të zhdukura në mënyrë misterioze”, “Top 10 të vendeve të çuditshme në Bullgari, për të cilat nuk keni dëgjuar” dhe të tjera nuk është zgjedhur rastësisht.

Kështu gjërat mësohen në mënyrë shumë dëfryese” – sqaron Sllavi. “Ka fakte shumë interesante, të cilat e kapin vëmendjen e fëmijëve dhe ata mund të demonstrojnë dije në shkollë, në familje, mes miqve.

Gjatë vitit 2018 u botua llibri i Sllavit ”Misteret e mëdha të Bullgarisë”. Në të janë mbledhur fakte interesante dhe disa nga enigmat dhe fenomenet më të mëdha në vendin tonë – floriri më i vjetër i përpunuar në botë, varri i supozuar i hyjneshës egjiptiane në Stranxha, profetja Vanga dhe të tjera, të mbështetura me fakte shkencore dhe komente të autorit.

Libri është shkruar në një gjuhë mjaft të përshtatshme, është plotë me fakte, por pa shumë shifra dhe vite. Kështu që është interesant për të gjithë. Po vazhdoj me ide të reja - për shembull me videot me titull – “Gjërat, të cilat nuk duan që t’i dini”. Në to dua të tregoj për gjërat, të cilat nuk mësohen në shkollë, por është e rëndësishme të dihen” – është i bindur Sllavi.

Vlogeri mendon se e ka gjetur formulën e vërtetë që të provokojë interesin e fëmijëve në një mënyrë jo standarde dhe t’i detyrojë fëmijët të tregojnë një kureshtje më të madhe.

Mendoj se kjo do të jetë mënyra e përshtatshme për të ofruar informacion dhe përmbajtje interaktive. Por nuk duhet të harrojmë dhe librin” – thotë Sllavi nga The Clashers

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


*Vloger – është njeriu, i cili xhiron dhe ngarkon video në internet, në të cilat prek tema të larmishme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD