Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati i Arteve të Bukura i Sofjes na ofron një “udhëtim në kohë”

8
Anton Mitov, “Fshataret bëjnë pazar në Sofje”

Për më shumë se 10 muaj (nga 1 marsi i vitit 2019 deri më 12 janar të vitit 2020) në qendër të kryeqytetit mund të shihet një ekspozitë origjinale me titull “Pallati për artin”. Ajo përbën një udhëtim në kohë, kur godina qendrore e Galerisë Kombëtare me të vërtetë ka qenë pallat – i princit dhe i mbretit.

Tranzicioni drejt kohërave të sotme nuk ka qenë kaq “revolucionar”, sepse monarkët e Shtetit të Tretë Bullgarë kanë shfaqur interes ndaj artit figurativ. Sidomos mbreti Ferdinad, i cili e ka udhëhequr vendin tonë në periudhën 1887 – 1918 (deri në vitin 1908 si princ). Pallati ka qenë një vend i përshtatshëm për kulturë. Mbreti ka përkrahur disa breza krijuesish të njohur bullgarë, shumë prej të cilëve kanë qenë mysafirë të tij.

Nikolla Mihajllov (1878–1960), portret i mbretit Ferdinand, viti 1914, dhe portret i fëmijëve të mbretit Ferdinand –  Boris, Kiril, Evdokia dhe Nadezhda

Ekspozita paraqet artin në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të, kryesisht gjatë udhëheqjes së mbretit Ferdinand, por edhe ambientin e pallatit, interiorin e tij në kufirin e dy shekujve. Në atë kohë arti i madh i huaj përhapej në Bullgari me piktura të koleksionit personal të monarkut. Krijuesit bullgarë, kryesisht piktorë oborri, pikturonin kopje të veprave të mëdha evropiane. Me kalimin e viteve u zhvillua një shkollë origjinale bullgare e pikturimit.

Ivan Mërkviçka, “Pazari i Plovdivit”, 1887

Disa prej mjeshtërve (si çekët Ivan Mërkviçka dhe Jarosllav Veshin) ishin të huaj. Kjo gjithashtu nuk ishte përjashtim në shkollat kombëtare në kulturën evropiane. Lullyi Madh (1632 – 1687), mjeshtri i operës franceze, ka qenë italian, i cili e ka transferuar në Versailles mjeshtërinë e lartë të arritur në artin muzikor në trojet italiane. Te ne kishte piktorë me përvojë nga Evropa Qendrore, me të cilët u bashkua një plejadë e tërësishme piktorësh bullgarë.

Antoni Piotrovski (Polonia), “Në transhe” (skenë nga Lufta Bullgaro-Serbe, 1885) - 1887

Me këtë ekspozitë merrej një kolektiv i madh prej kolegësh nga Galeria Kombëtare. Ata duhej të konstatonin shumë fakte sa u përket interioreve. Duhej të saktësoheshin funksionet e tyre, veprat, të cilat gjenden atje – tha gjatë hapjes së ekspozitës drejtoresha e galerisë Jarosllava Bubnova. – Shumë prej këtyre veprave për shkaqe të dukshme politike nuk janë treguar që prej disa dekadash dhe kishte nevojë për një punë të madhe dhe të thelluar nga ana e restauruesve të Galerisë Kombëtare.

Ceno Todorov, “Lumi Marna afër Parisit”

Kjo ekspozitë na jep informacion për jetën dhe kulturën tonë në të kaluarën. Janë paraqitur piktorët më të mëdhenj bullgarë të të tillë, më pak të njohur, si Elena Karamihajllova (1875 – 1961) – një prej grave të para piktore profesionale në Bullgari dhe me siguri impresionistja e parë bullgare.

Elena Karamihajllova (1875-1961), “Para pasqyrës”, viti 1912, dhe Nikolla Petrov, “Kafshët duke pirë ujë”

U rimëkëmb salla e njohur si “Salloni i Kuq” – atje gjenden pikturat e kohës mbretërore.

Salloni i kuq, fillimi i shekullit XX dhe restaurimet

Janë paraqitur një sërë dokumentesh, të cilat dëshmojnë për rolin e shtetit dhe të mbretit për inkurajimin e artit figurativ bullgar. Për shembull një letër, ku flitet për Ekspozitën e dhjetë Ndërkombëtare të Arteve Figurative në Munih dhe pjesëmarrja e mbretit Ferdinand në organizimin e paraqitjes bullgare.

Me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës për herë të parë u prezantua para publikut portreti i madh i Princit të parë bullgar Aleksandër Batenberg (i cili e ka udhëhequr vendin në periudhën 1879 – 1886). Ai është pikturuar nga piktori gjerman Konrad Dielitz. Portreti u ble në një ankand në Vjenë nga shteti bullgar në fillim të këtij viti.

Në fytyrën e udhëheqësit të ri bullgar shihet optimizëm, ndërsa uniforma e tij ushtarake nuk është vetëm atribut zyrtar. Pak pas kësaj ai u bë kryekomandant në Luftën heroike Serbo-Bullgare (nëntor 1885), e cila përforcoi Bashkimin e Bullgarisë Veriore me atë Jugore gjatë shtatorit të vitit të njëjtë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Galeria Kombëtare, Veneta Pavllova dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita multimediale për Sirak Skitnik e BNR-së po viziton Bratisllavën

Më 22 shkurt në Bratisllavë do të prezantohet ekspozita virtuale “Të pyesim Sirakun – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Ekspozita, një punë e profesorit të Akademisë Kombëtare të Arteve, Prof. Bojan Dobrev si dhe një ekip nga programi Hristo Botev,..

botuar më 24-02-22 7.20.PD

Margarita Stojkova fitoi çmimin e “Yllit në Ngritje” të Berlinales

Margarita Stojkova është ndër dhjetë yjet në ngritje të Berlinales. Ajo u nderua në festivalin prestigjioz të filmit evropian për rolin e saj në filmin e Jana Titova "Diada". Çmimi është nën programin “Shooting Stars” (Yje në ngritje) të organizatës..

botuar më 24-02-20 4.20.MD

Fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme konkurrojnë në lexim në gjuhën bullgare

Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e..

botuar më 24-02-20 7.00.PD