Sot më 9 prill nga ora 19.30 në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare, do të zhvillohet gala koncerti i laureatëve në garën folkloristike “Konkurencë të të kënduarit” për periudhën 2018-2019. Drejtues janë Julia Gatderova dhe Magdalena Stojanova nga redaksia “Muzikë Popullore” e programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare. Fituesit në “Konkurrencën e të kënduarit” janë 12, të zgjedhur përmes votimit të dëgjuesve të radios. Mes tyre janë Valeri Dimçev (kompozitor dhe interpretues në tambura), kuarteti “Bilbili”, këngëtarja popullore Hristina Anastasova e të tjerë. Ka dhe një dekoratë të madhe, me të cilën është dekoruar pas vdekjes këngëtarja e dashur popullore Dinka Ruseva.
Që të mund të arrihet deri në këtë final emocionues, çdo muaj të vitit të mëparshëm, në transmetimin “Uji i gjallë” ofrohen 5 propozimet e reja të këngëve, në pritje të votimit të dëgjuesve. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që adhuruesit e shumtë dhe njohësit të muzikës tonë tradicionale të njihen me të rinjtë në artin folklorik, me tendencat moderne në gjinitë e ndryshme, pa i harruar klasifikimet, të cilat kanë lënë “gjurmë të artë” në kulturën tonë kombëtare. Jo rastësisht është zgjedhur dhe emri-një konkurrencë të të kënduarit dhe të ekzekutuarit tek ne ekziston që nga kohërat e lashta, dhe pavarësisht nga ndryshimet historike gjatë shekujve, ato mbeten një formë e dashur për shfaqje edhe për interpretuesit modern të muzikës popullore.
Motori kryesor i klasifikimit folklorik “Konkurrencë të të kënduarit “ është Julia Gatderova, e cila krahas me angazhimet e veta të një redaktore muzikore dhe të drejtueses, po vazhdon dhe paraqitjet e saj si këngëtare popullore. Propozimet e saj muzikore janë të përshtatura me stilet e ndryshme të interpretimit dhe gjinitë, si dhe me festat nga kalendari folklorik vjetor. Për Radio Bullgarinë ajo tregoi hollësira edhe më të shumta:
Klasifikimi “Konkurrencë të të kënduarit” ekziston tanimë prej 8 vjetëve. Fillimin e vuri Illka Dimitrova në transmetimin “Vetëm e reja”, pas kësaj Valentin Atanasove zgjeroi idenë. Prej 6 vjetëve dhe unë kam një kontribut modestnë zhvillimin e formatit muzikor. Nuk ka një klasifikim tjetër të ngjashëm për muzikë popullore në eterin bullgar. Do të doja që “Konkurrencë të të kënduarit” të bëhet edhe më e njohurdhe e dashur nga dëgjuesitdhe nga interpretuesit. Zgjedhja nga ana e dëgjuesve është mjaft e vështirë, sepse propozojmë një larmi të madhe të gjinisë dhe të stilit. Interpretuesit janë të shumtë-solistë, formacione të dhomës, orkestra, ansamble. Zakonisht çdo muaj prezantojmë emra të ndryshëm. Mundohemi të zbulojmë pamje, të cilat ofrojnë një lexim të ri të folklorit, si dhe muzikë prej autori mbi bazë folklorike. Lufta për vendin e parë gjithmonë është e diskutueshme, nganjëherë kemi nga dy fitimtarë. Gjithmonë është e ndryshme, por për mua të gjithë të cilët krijojnë në këtë fushë dhe nuk heqin dorë, pavarësisht nga pengesat, janë fitimtarë. Me një përkushtim dhe frymëzim ata vazhdojnë një traditë të pavdekshme bullgare, një art absolut dhe i papërsëritshëm dhe gjithmonë zhvillues. Në koncert janë të ftuar të gjithë të cilët e duan dhe e pëlqejnë muzikën popullore bullgare. Koncerti do të transmetohet aty për aty në programin “Hristo Botev” kurse në internet platformën e Radios Kombëtare Bullgare “Binar” bile mund dhe të na shikoni. Si gjithmonë Orkestra për një muzikë populloree Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov do të jetë partneri tonë, kurse miq-solistët janë shumë të gjallë-këngëtarja popullore Tanja Miteva dhe kuarteti vokal “Ermena”, të cilët dëgjuesit tanëi njohin shumë mirë. Do të prezantojmë dhe 3 talent të rinj – Antonio Simeonov, Gjergana Gjerginova dhe Emanuella Stojkova.
Publiku duhet të zërë vend deri në orën 19.30. Hyrja është e lirë
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..