Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat hibride në Bullgari po shtohen

Foto: BGNES

Sipas analizave të Eurostatit dhe të Asociacionit të prodhuesve të automobilave, Bullgaria është mes vendeve nga Bashkimi Evropian ku ka rritje të shitjeve të automobilave hibride. Nga 1300 gjatë vitit 2017, numri i tyre gjatë vitit 2018 është rritur 60% deri më 2100. Sipas ekspertëve në degë, përveç çmimit të lartë, një pengesë për këtë “transport të së ardhmes” është mungesa e pikave të mjaftueshme të ngarkimit. Një nga përparësitë e pakta, të cilat i përdorin pronarët e hibrideve në Bullgari është përjashtimi i tyre nga taksat komunale për mjetet e transportit dhe mundësia për parkim falas në qytetet e mëdha.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD