Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzikant i vitit 2018” – një festë e bukur dhe shumë emocionuese

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare mori çmimin e Ministrisë së kulturës

Në një ceremoni emocionale u shpallën fituesit e njërit prej klasifikimeve më të njohura të Radios Kombëtare Bullagare, që tashmë ka një traditë 28-vjeçare në eterin e programit Horizont, në rubrikën “Allegro Vivace”. Siç dihet, fituesit përcaktohen vetëm përmes votës së dëgjuesve dhe kuptohet se kjo është dekorata më e madhe  për çdo një muzikant.

Më 8 maj qindra adhurues të muzikës klasike si dhe të rubrikës muzikore “Allegro Vivace” u mblodhën në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” që të duartrokasin të zgjedhurit prej tyre. Gala koncertin e nisi pianistja Milla Mihova, mbajtësja e çmimit “ Muzikant i ri i vitit - 2018”, e cila ekzekutoi dy miniatura për piano të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov, të shkruara në vitet e tij të hershme. Për herë të tretë ishte dorëzuar dekorata “Ollga Kamburova” e themeluar për kujtim dhe nderim të drejtueses shumëvjeçare të “Allegro Vivace”. Mundësinë për të bërë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare e fitoi trumpetisti  i ri Gjeorgji Grozev. Rini, bukuri dhe dashuri ndaj artit buronin nga interpretimi i “Kuarto kuartet” dhe “Vaya Dance Studio”. Qëndrimi i tyre marramendës ndaj krijimeve klasike nga epokat e ndryshme  fitoi dekoratën  “Projekti muzikor i vitit”. Edhe një kategori tjetër e cila “hap dyer”  për qëndrimin intergral ndaj të bukurës dhe të vlefshmes është “Klasika në gjinitë e tjera”. Sivjet fitues në të është fyelltari Nedjallko Nedjallkov – solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai është kompozitor, pjesëmarrës në projekte të dalluara, mes të cilave “GloBalKan”, si dhe në koncerte dhe incizime, të organizuara nga muzikanti i evropian Jordi Savall.

Nedjallko Nedjallkov

Mbajtës i dekoratës për kontribut të përgjithshëm sivjet është dirigjenti Georgji Dimitrov, për veprimtari aktive krijuese – prima e operës Gabriella Georgjieva, kurse ansambli  i vitit u bë “Fortisimo” nga qyteti Burgas me dirigjente Milena Dobreva.

Ansambël i vitit u bë “Fortisimo”nga qyteti Burgas me dirigjente Milena Dobreva

“Dekorata e Madhe “Muzikanti i vitit” deri tani është fituar dy herë vetëm nga Rajna Kabaivanska dhe Teodosij Spasov – tha drejtuesja e gala koncertit /si dhe të rubrikës “Allegro Vivace” Irena Gëdeleva. Fituesi sivjet po kështu e fiton për herë të dytë dhe ai është maestro Najden Todorov.”

Hajden Todorov foli në ceremoninë pas marrjes së çmimit “Muzikant i vitit 2018” nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev

Dirigjenti i njohur i cili prej disa vjetëve është dirigjent i përgjithshëm i Filarmonisë së Sofjes – kohë, në të cilën e transformoi rrënjësisht jetën muzikore në kryeqytet (kuptohet në bashkëpunim me ekipin e këtij institucioni muzikor prestigjioz). Maestroja falënderoi dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me të cilën ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk la pa falënderuar dhe muzikantët, të cilët, pavarësisht nga pagat e tyre i ulëta, mbeten e qendrën e jetës kulturore muzikore tek ne dhe vazhdojnë ta përhapin lavdinë e Bullgarisë jashtë shtetit. Statuja e punuar nga skulptori Hristo Iliev, ishte dhënë personalisht nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Tingulli elektronik është gjithnjë e më i përhapur në këngët e reja të Stenli

Stanisllav Sllanev-Stenli fitoi popullaritet në vitet 1980, veçanërisht si frontmeni i grupit Tangra . Me kalimin e kohës, Stenli forcoi statusin e tij të yllit si një artist solo me një stil origjinal muzikor. Çdo këngë e tij e re bëhet një..

botuar më 23-01-28 2.15.MD

"Kur këndoj" na kujton të ndjekim rrugën tonë me një buzëqeshje

Kur këndoni? Kur ndiheni mirë?... Kalin Veljov dhe Maria Avramidi (Kalin Veliov & Maria Avramidi) këndojnë edhe kur nuk ndihen mirë. Kështu nis kënga e tyre “Kur këndoj”. Por kjo nuk është kënga e tyre e parë e përbashkët. Ata i bashkon..

botuar më 23-01-26 10.25.PD

“Sa shumë muzikë ka në eter, lajme dhe fate njerëzore…”

Radioja Kombëtare Bullgare feston 88 vjetorin e themelimit, ndërsa videoja e këngës “Radio jonë” fton auditorin në Shtëpinë e Vjetër. Kënga u krijua dhe u regjistrua posaçërisht në Studion ikonë të Parë të BNR-së në vitin 2014 nga një ekip i yjeve,..

botuar më 23-01-25 11.47.PD