Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11 maj është që nga shekulli i XII.

Gjatë periudhës së Rilindjes në Bullgari kjo datë afirmohet si një festë kishtare e Apostujve të Shenjtë. Alfabeti i krijuar prej tyre, i njohur si “glagolica” (глаголица) gërsheton tre shenjat е krishterimit – trekëndëshin, kryqin dhe rrethin. Konsiderohet se krijimi i këtij alfabeti është bërë në manastirin “Shën Polihron” në Azinë e Vogël, ku mbase janë përkthyer në gjuhën sllave librat më të rëndësishëm për shërbesat e krishtera. Në mesin e shekullit të IX në Moravinë e Madhe, të dy vëllezërit bashkë me nxënës të vet vënë themelet e shkollës letrare të Moravisë së Madhe. Pas kësaj nisen për në Venecie, ku Kirill zhvillon diskutimin e famshëm për dogmën tre-gjuhësore me klerin latin. Sipas kësaj dogme, krishterimi mund të predikohet vetëm në tre gjuhë: hebraike, greke dhe latine. Logjika e tij e fort, argumentet e arsyetuara teorike fitojnë në debat. Pas diskutimit në Venecie të dy vëllezërit mbërrijnë në Romë, ku pak pas kësaj  Kirill vdes. Ai është i varrosur me solemnitet në kishën “San Klemente”.

Një mijë vjet më vonë, gjatë vitit 1881, në Romë kremtojnë për herë të parë kujtimin e të dy vëllezërve. Në lidhje me këtë përvjetor në bazilikën “San Klemente”, me ndihmën e disa shteteve është ndërtuar një faltore, në të cilën janë vendosura eshtrat e tij. Njohja e madhe për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të krijuesve të shkrimit sllav në kontinentin e Vjetër vjen më 31 dhjetor 1980, kur papa Gjon Pali i II i shpall vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij përkrahës të Evropës. Sot emri i tyre pasqyron urën shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe unitetin kulturor të Evropës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 10 shkurt Kisha nderon kujtimin e Shën Harallambit

Më 10 shkurt nderojmë Shën Harallmbin e Magnezisë, martir i besimit. Sipas traditës bullgare, kjo është një nga festat e fundit dimërore. Që nga ajo ditë, njerëzit fillonin të punonin tokën pasi dimri kishte ikur. Martiri i shenjtë Harallambi jetoi në..

botuar më 24-02-10 9.10.PD
Stefan Stambollov (1854-1895)

Stefan Stambollov dhe politika e çështjes maqedonase në fund të shekullit XIX

Në episodin 160 të podkastit "Korridori 8" i gazetarëve Atanas Veliçkov dhe Dr. Georgi Stankov, i ftuar ishte ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski . Për më shumë se dy orë e gjysmë, audienca bënte pyetje në internet. Georgievski..

botuar më 24-01-31 7.30.PD

Shikoni këto pamje të jashtëzakonshme të kalasë mesjetare të Asara në Rodopet Lindore

Bashkia e Momçillgradit publikoi pamje unike që shkaktuan interes të madh në rrjetet sociale. Videoja e xhiruar nga një dron paraqet një pamje nga lart e kështjellës misterioze mesjetare të Asara, që ndodhet në zonën e fshatit Ralica në malin е Rodopeve...

botuar më 24-01-27 11.50.PD