Xhuliano Dollo (Giuliano Eduardo Dollo) është fotograf dhe operator me një biografi shumë interesante. Pseudonimi i tij artistik është Júlio Dōjō. Ai ka lindur në vitin 1992 në Gjermani, nga është babai i tij - agjent i pasurive të patundshme. Nëna e tij është bullgare dhe për nga profesioni është piktore. Ai i flet dy gjuhët e prindërve, plus anglishten dhe spanjishten. Në gjuhën bullgare më mirë flet, sesa shkruan. Si fëmijë çdo vit i ka kaluar pushimet pranë familjes së vet në Bullgari - në qytetin Dobriç, ku ka lindur nëna e tij ose në fshatin Podsllon-tek gjyshi dhe gjyshja. Që atëherë daton dhe pasioni i tij ndaj fotografisë dhe filmave të shkurtër. Fillimisht xhiron me kamerën e babait të tij, pas kësaj dhe me kamerën e tij. Për nga arsimi është inxhinier, por përpara disa vjetëve vendos t’i përkushtohet dashurisë së tij ndaj kinemasë. Gjatë muajit prill të këtij viti, në festivalin “Master of Art”, Xhulio fitoi çmim për filmin e tij të shkurtër me “Me mendje në kokë!” - një udhëtim 5 minutash nëpër Bullgari.
"Filmi i është kushtuar gjyshes sime Maria Dimova, e cila vdiq përpara 2 vjetëve. Ajo është mes njerëzve, të cilët ishin model për mua në kohën kur formohesha si personalitet dhe humbja e saj është një moment shumë i vështirë. Gjyshja ime vazhdimisht më thoshte: “Me mendje në kokë!”, që do të thotë: “Të jesh i vëmendshëm në veprimet dhe vendimet”. Ajo më thoshte se duhet të besoj në vetvete, se çdo gjë do të zhvillohet sa më mirë, po të kem një pritje pozitive. Përveç se kam një prejardhje të përzier, familja ime është lidhur po kështu me Spanjën, ku jetuam mjaft vite – në Costa Blanka, që është në pjesën lindore të vendit. Kështu që unë kam kontakt me shumë kultura. Në këtë film të shkurtër doja që ta tregoja këtë përzierje kulturore, e cila është thellë në personalitetin tim. Ideja për të më erdhi vetvetiu. Kam një bashkëpunim të mirë me muzikantët, me të cilët e zgjodhëm bashkërisht muzikën, që të mund ajo të plotësojë dhe zhvillojë edhe më shumë idenë. Gjatë viteve kam bërë qindra filma të shkurtër. Për “Me mendje në kokë!” udhëtova nëpër të gjithë Bullgarinë 8 javë-nëpër bregun e Detit të Zi, pothuajse deri në kufirin me Rumaninë, qepin Kaliakra, Varna dhe në jug – deri në fshatin Rezovo."
Përpunimi i materialit të regjistruar ka vazhduar disa javë. Xhulio tregon se, ka punuar më shumë se 14 orë në ditë. Elemente nga filmi, të cilat në variantin e gatshëm vazhdojnë jo më shumë se disa sekonda, nganjëherë kanë kërkuar orë të tëra. "Ky ështënjë film dokumentar për natyrën dhe kulturën e Bullgarisë. Ai i është kushtuar jo vetëm gjyshes sime, por dhe mua vetë – që të jetë burimi im i sigurt i frymëzimit, ta shikoj kur ndihem i pasigurt ose kur më mungon motivimi” - pohon akoma autori i ri . Festivali në Bullgari është konkursi i parë, në të cilin merr pjesë, por planifikon që ta tregojë “Me mendje në kokë!” në disa shkolla kinematografike. Do të vazhdojë të kërkojë dhe bashkëpunim me kompani turistike bullgare dhe me media të ndryshme. Kurse pyetjes sesi mund të vazhdojë fjalinë “Bullgaria është një vend i bukur...”përgjigjet: .....”por unë do të doja që përmes filmave të mi të shkurtër, ta popullarizoj nëpër të gjithë rruzullin tokësor mes njerëzve nga të gjitha moshat, të jem një ambasador i kësaj bukurie, me përkrahjen e miqve dhe bashkëmendimtarëve”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..