Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha është faktori më i rëndësishëm i identitetit kombëtar për bullgarët

Foto: arkiv

Në prag të festës më të ndritshme bullgare të shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës bullgare – 24 maj, ne hedhim një vështrim drejt gjuhës së paraardhësve tanë. Për bullgarët ajo është pasqyrimi i identitetit tonë kombëtar, mbartës i simboleve të rëndësishme dhe i funksioneve komunikative. Këtë e tregojnë dhe rezultatet e studimit zyrtar të qëndrimeve publike lidhur me gjuhën bashkëkohore letrare bullgare, të zhvilluar nga Instituti i Gjuhës Bullgare dhe Katedra e Gjuhës Bullgare pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes.

"Për çdo një bullgar është i rëndësishëm motivacioni për respektimin e normave letrare të shkrimit – shpjegon profesoresha Krasimira Aleksova, anëtare e ekipit, i cili e ka zhvilluar studimin. Për ne ishte me rëndësi lidhja e drejtpërdrejtë me të gjithë, të cilët interesohen nga gjuha moderne letrare bullgare dhe nga tendencat në të, që i prekin disa nga normat gramatikore."

Studiuesit ndjekin se në cilat sfera dhe situata më shpesh bëhen gabime dhe nëse bullgarët miratojnë zëvendësimin e alfabetit cirilik me atë latin ose me simbole të tjera gjatë komunikimit jozyrtar, dhe po kështu dhe nëse shkolla është një nga faktorët më të rëndësishëm për respektimin e normave letrare. "Çdo një gjuhë zhvillohet, prandaj dhe normat e saj janë në një stabilitet relativ sqaron profesoresha Aleksova. Prandaj është me rëndësi të vihet re nëse ka kalim nga një gjendje e normës letrare drejt ndonjë tjetre. Personat, të cilët marrin pjesë në studim e përcaktojnë gjuhën bullgare  si faktori më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Ajo është bile para simboleve të tilla si flamuri, stema, himni, përkatësia kulturore dhe fetare. Ajo kryen funksionin, i cili na bashkon, na integron dhe në të njëjtën kohë na formon dhe na dallon nga popujt e tjerë. Dy të tretat prej të anketuarve janë mbrojtës të idesë për pastërtinë dhe pasurinë e gjuhës bullgare dhe të paprekshmërisë së saj."

Studimi tregon po kështu se bullgari e ngarkon shkollën me detyrën më të madhe për arsimimin e të rinjve. Prandaj e konsideron këtë institucion si një nga më të rëndësishmet për përvetësimin e normave letrare.

"Kjo sipas nesh është një nga pikëpamjet afatgjata të bullgarit për vendin shumë të rëndësishëm të shkollës dhe detyrën e mësuesit  për studimin dhe përdorimin e normave letrare. Interesante është po kështu se dy të tretat prej të anketuarve mendojnë se gjuha e folur duhet t’i ndjekë normat e gjuhës me shkrim. Kjo ndodh sepse pikërisht gjuha e shkruar është forma zyrtare e gjuhës. Normat e saj letrare mësohen me këmbëngulje në shkollë, edhe pse gjuhëtarët janë gjithmonë të vetëdijshëm se inovacionet vijnë në komunikacionin gojor dhe padyshim duhet t’i marrim parasysh. Kolegët nga Seksioni për Gjuhën Bashkëkohore Bullgare me shumë vëmendje ndjekin gjendjen moderne të gjuhës sonë,  nëse është e domosdoshme të bëhen ndryshime me shkrim sa i përket komunikimit gojor."

Në ndryshim nga gjuhët angleze dhe franceze, të cilat kanë një tip etimologjik të drejtshkrimit, domethënë merret parasysh fakti sesi është shkruar dikur një fjalë, drejtshkrimi bullgar është morfologjik dhe prandaj më pak i vështirëson nxënësit kur shkruajnë, mendon profesoresha Aleksova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD