Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banuesi i qytetit Shumen Tihomir Radev do të lundrojë në lumin Danub si në një roman të Zhul Vernit

Foto: arkiv personal

Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset  nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj  shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.

Më shumë nga rubrika

Foto: Reuters

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zaev dhe Tsipras me Çmim për Paqe për shkak të emrit të Maqedonisë Ish-Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras janë mbajtësit e sivjetshëm të Çmimit..

botuar më 20-02-24 3.38.MD

Doktori Ventseslav Stankov është mes 100 dentistëve më të mirë në botë

Dentisti nga qyteti Plovdiv doktori Ventseslav Stankov hyri në top 100 në botë, pasi Global Summit Institute e renditi mes  profesionalistëve më të mirë të vitit të kaluar. Stomatologu bullgar 36 vjeç është më i riu në klasifikim. Doktori Stankov i..

rinovuar më 20-02-24 1.42.MD

Fëmijë bullgarë në Gjermani mësojnë gjuhën bullgare në 38 shkolla të së dielës

Bashkësia më e madhe bullgare përtej kufirit është në Gjermani. Sipas të dhënave të përafërta të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 2019 bashkatdhetarët tanë në këtë vend numërojnë 416 mijë veta. Numri në rritje i emigrantëve nga Bullgari..

botuar më 20-02-21 12.33.MD