Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6..