Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje do të dislokohet një qendër e BE-së për super-kompjuterë

Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian bëri të ditur se në tetë vende të BE-së do të krijohen qendra për super-kompjuterë – Sofje, Barcelonë (Spanjë), Bolonja (Itali), Kajani, (Finlandë), Minho (Portugali), Ostrava (Çeki), Bisen (Luksemburg) dhe Maribor (Slloveni). Qendrat do të punojnë në përkrahje të punëtorëve shkencorë, industrisë dhe biznesit dhe do të krijojnë aplikacione të reja në disa fusha, që nga krijimi i ilaçeve dhe materialeve të reja deri në luftimin e ndryshimeve klimatike. Pritet që super-kompjuterët të fillojnë së funksionuari në gjysmën e dytë të vitit 2020. Ata do të jenë të lidhur me rrjetin mbarëevropian me shpejtësi të lartë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD