Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi mesatar për një dynym tokë bujqësore arriti 481 euro

Foto: BGNES

Gjatë vitit 2018 çmimi mesatar për një dynym tokë bujqësore është 481 euro. Rritja  është me 7.9 për qind në krahasim me vitin 2017.  Te fushat rritja e çmimit është me 12.6 për qind, përderisa për sipërfaqet me bar është ulur me 16.8 për qind. Më i lartë është çmimi i tokës bujqësore në rajonin jverilindor - 688 euro për një dynym, derisa në rajonin juglindor mbetet pothuajse pa ndryshim. Ka ulje të çmimit të tokës bujqësore në rajonin jugperëndimor - me 53.4 për qind, në rajonin veriperëndimor 4.5 për qind , në atë verilindor – me 4 për qind. Gjatë vitit 2018 çmimi mesatar i rentës për një dynym arriti 24.5 euro, domethënë shënoi rritje me 4.4 për qind. Më i lartë është çmimi i rentës në rajonin verilindor 35 euro për dynym. Rritje të çmimit të rentës ka në të gjitha rajonet me përjashtim të rajonit jugor qendror.



Më shumë nga rubrika

Apostulli i lirisë Vasill Levski

Bullgaria përkulet para bëmës së Vasill Levskit

Me shumë ngjarje në tërë Bullgarinë më 18 shkurt shënojmë përvjetorin e 147-të të vdekjes së Vasill Levskit – i quajtur gjithashtu Apostulli i Lirisë. Ai e dha jetën e vet për lirinë e atdheut, për çlirimin nga zgjedha turke. Ceremonitë..

botuar më 20-02-18 2.08.MD

Gjatë muajit shkurt partia GERB mbetet forca e parë politike

Partia GERB me 20,3% përkrahje elektorale mbetet forca e parë politike me pak mbi 2% përparësi para oponentit të vet kryesor - Partia Socialiste Bullgare, tregon studimi i agjencisë “Trend”. Kriza me mungesën e ujit të pijsjhëm në qytetin Pernik..

botuar më 20-02-18 11.33.PD

Po shqyrtohet bashkëpunimi midis Universitetit të Sofjes dhe Universitetit të Tokës së Zjarrtë

Shefi i ekspeditës bullgare të Antarktikut prof. Hristo Pimpirev bisedoi në Buenos Aires me Juan Jose Castellucc - rektori i Universitetit Kombëtar për Tokën e Zjarrtë, Antarktidën dhe ishujt në Atlantikun Jugor . U shqyrtuan mundësitë për..

botuar më 20-02-18 10.56.PD