Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizohet të ushqyerit në kopshtet e fëmijëve dhe në çerdhet

Foto: arkiv

Në kopshtet e fëmijëve dhe në çerdhet bullgare që tani nuk do të jepen ushqime të skuqura, parashikojnë ndryshime në Rregulloren për të Ushqyerin e Shëndetshëm të Fëmijëve. Projekti u botua për diskutim në popull në faqen internet të Ministrisë së Shëndetësisë. Në menun javore theksi do të vihet mbi frutat dhe perimet e freskëta, bulmetrat, ndërsa mishi duhet të jetë pak i ftohur pa yndyrë të dukshme. Projekti parashikon që të mos jepen ushqime me vaj të hidrogjenizuar.