Marija Orjashkova fitoi medaljen e artë në sambo në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarja, e cila ka qenë nëntë herë kampione evropiane dhe katër herë kampione botërore e fitoi titullin në kategorinë 80 kilogramë, pasi në final e mposhti rusen Zhanara Kusanova.
Para kësaj bullgarja tjetër Cvetelina Cvetanova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 48 kilogramë. Aktualisht Bullgaria ndodhet në vend të nëntë në klasifikim me nëntë tituj – një medalje të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..