Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalje e artë në sambo për Maria Orjashkova në Lojërat Evropiane në Minsk

Maria Orjashkova
Foto: BTA

Marija Orjashkova fitoi medaljen e artë në sambo në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarja, e cila ka qenë nëntë herë kampione evropiane dhe katër herë kampione botërore e fitoi titullin në kategorinë 80 kilogramë, pasi në final e mposhti rusen Zhanara Kusanova.

Para kësaj bullgarja tjetër Cvetelina Cvetanova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 48 kilogramë. Aktualisht Bullgaria ndodhet në vend të nëntë në klasifikim me nëntë tituj – një medalje të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.


Më shumë nga rubrika

Deri në 12 mijë tifozë do të asistojnë në finalin për Kupën e Bullgarisë

Pas një takimi me kryeministrin Bojko Borisov ministri i sportit Krasen Kralev tha, se për finalin e Kupës së Bullgarisë midis ekipeve CSKA (Sofja) dhe Lokomotiv (Pllovdiv) më 1 korrik në stadium do të hyjnë deri në 12 mijë veta. Ministri tha se për..

botuar më 20-06-27 1.52.MD

Është pezulluar implementimi i sistemit VAR në futbollin bullgar

Pandemia e Covid-19 do të vonojë modernizimin e Kampionatit të Ligës së Lartë të futbollit bullgar. Që nga sezoni i ri stadiumet, në të cilat zhvillohen ndeshjet e kësaj lige duhej të pajiseshin me sistemin VAR ("Video assistant referee"), e cila..

botuar më 20-06-25 7.28.MD
Një prej pjesëmarrësve në paradë - gjimnasti Jordan Jovçev

Sportistë të njohur bullgarë zhvillojnë një paradë me biçikleta për ajër më të pastër në Sofje

Sportistë të njohur bullgarë – gjimnasti Jordan Jovçev, garueset e shorttrekut Evgenia Radanova, ajo e gjimnastikës ritmike Reneta Kamberov etj. do të jenë në krye të paradës tradicionale me biçikleta “Sofja nget biçikletë” më 28 qershor në..

botuar më 20-06-25 11.32.PD