Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është neutralizuar një grup për trafik të migrantëve përmes Bullgarisë

Zv. Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev para mediave
Foto: BGNES

Prokuroria në Sofje njoftoi  se pas një operacioni të madh ndërkombëtar është neutralizuar grupi më i madh i cili ka vepruar deri tani në Bullgari për trafik të migrantëve  përmes territorit bullgar. Grupi i përbërë prej qytetarëve vendas dhe qytetarëve me banim të përhershëm në Bullgari nga Iraku dhe Afganistani është pjesë e një kanali ndërkombëtar për trafikimin e njerëzve nga Afganistani. Pas kalimit të tyre përmes Iranit dhe Turqisë ata janë dërguar për në Evropën Perëndimore.


Më shumë nga rubrika

Është krijuar një shtab për veprim kundër koronavirusit

Këshilli i Jashtëzakonshëm i Sigurisë i thirrur për shkak të koronavirusit formoi një seli veprimi të kryesuar nga shefi i Akademisë Mjekësore Ushtarake gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Do të mbahet një stërvitje për reagim në raste epidemie...

botuar më 20-02-24 7.00.MD
Deljana Llazarova

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi një konkurs prestigjioz për dirigjent

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi konkursin ndërkombëtar për dirigjent Siemens-Halle në Mançester. Përveç çmimit prej 15 000 paundesh, fituesi fiton dhe një kontratë dyvjeçare për ndihmës-dirigjent të Mark Elldar, dirigjenti kryesor i orkestrës..

botuar më 20-02-24 6.13.MD

Bullgaria i drejtoi apel Bashkimit Evropian të fillojë bisedime me Shqipërinë dhe me Maqedoninë Veriore

Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva   deklaroi në Selanik se përkrahja e Bullgarisë për integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor po vazhdon. Zaharieva u drejtoi apel vendeve nga regjioni të vazhdojnë me reformat, kurse..

botuar më 20-02-24 5.30.MD