Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje emergjente e një avioni izraelit në Sofje

Foto: www.elal.co.il

Avioni “Boeing” 737-800 i aviokompanisë “El Al” u ul me emergjencë në Aeroportin e Sofjes. Ulja ka qenë e sukseshsme, s’ka të dhëna për pasagjerë të lënduar. Avioni ka fluturuar nga Sofje për në Tel Aviv dhe kohëzgjatja e fluturimit ka qenë vetëm 41 minuta para uljes emergjente përsëri në Sofje. Arsyeja për situatën e jashtëzakonshme është dëmtimi i njërit prej motorëve.