Tihomir Ivanov fitoi floririn në kërcimin së larti në Universiadën në qytetin italian Napoli. Bullgari arriti 2,30 metra në finalen, duke përmirësuar arritjen e vet personale për stinën - 2,26 metra. Kështu Ivanov plotësoi normativin për të marrë pjesë në kampionatin botëror për atletikë të lehtë gjatë vjeshtës në Doha. Ivet Llallova /200 metra/, Radosllava Mavrodieva /gjyle/, Gabriella Petrova /kërcim trehapësh/ dhe Mirella Demireva /kërcim së larti/ tashmë e kanë mbuluar standardin për Kampionatin Botëror.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..