Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kujtim historik gjatë ditëve të korrikut

Foto: BGNES

Shumë qytete bullgare nderuan më 18 korrik me koncerte, ceremoni fetare dhe nderime ushtarake përvjetorin e lindjes /viti 1837/ të heroit kombëtar bullgar Vasill Levski. Ai është themelues i një organizate të fuqishme ilegale për çlirimin e tokave bullgare nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe i revolucionit demokratik kombëtar. Gjatë ditëve të pushimit në majën historike Buzlluxha dhjetëra vullnetarë marrin pjesë në rikrijimin e betejës së fundit të çetës revolucionare të vojvodëve Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha. Kjo çetë kaloi nga Rumania në tokën bullgare më 7 korrik 1868 me qëllim  të ngrejë një kryengritje kundër pushtetit osman.

Më shumë nga rubrika

Akve Kalide

Pranë qytetit Burgas arkeologë zbuluan monedha nga shekulli IV

Gjatë gërmimeve te “Akve Kalide” në afërsi të qytetit bregdetar Burgas, arkeologët zbuluan më se 40 monedha, shumica prej të cilave nga shekulli i IV. Para BTA-së udhëheqësi shkencor i kompleksit arkeologjik Dimço Momçillov tha, se u gërmuan më se 50..

botuar më 20-08-02 1.18.MD

Ministria e Kulturës lëshon para për studimin dhe konservimin e kalasë në baskinë Tvërdica

Mbeturinat nga kalaja-qytet Verdica, në tokën e Tvërdicës (në pjesën Qendrore të Bullgarisë Jugore) do të studiohen dhe do të konservohen, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës i ofron 18 000 leva /afro 9 000 euro/..

botuar më 20-08-02 6.05.PD

Fillojnë kreshmët e së kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses

Sot, më 1 gusht fillojnë kreshmët, të cilat paraprijnë kremten e madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses, të cilën e festojmë më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe feja u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet me qëllim lartësim shpirtëror dhe..

botuar më 20-08-01 11.39.PD