Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëfrimet dhe sporti ishin në qendër të vëmendjes të festivalit të parë të aventurave në Borovec

Më 20 dhe 21 korrik në vendpushimin Borovec të vegjlit dhe të rriturit morën pjesë në festivalin e ri kushtuar aventurave malore. Në program u përfshinë shumë veprimtari, të përshtatshme si për më të përparuarit, ashtu dhe për fillestarët. Aleksandra Ajvazova nga ekipi i organizatorëve na solli më shumë hollësi:

“Gjatë ditëve të pushimit kishte fluturime me ballon me ajër të nxehtë. Të gjithë miqtë patën mundësinë të fluturojnë mbi Rilla dhe ta shikojnë malin nga lart. Edhe gjatë dy ditëve zhvilluam punishte për çiklizëm malor në tri nivele. Njëri ishte në rrugën, e cila është e përshtatshme edhe për fillestarët, edhe për familjet me fëmijë. Kishte edhe lëshime në të ashtuquajturat trase downhill në vendpushim, të cilat janë ekstreme dhe në to u përfshinë edhe njerëz, të cilët nuk ishin lëshuar më parë. Ata patën mundësi falas, me instruktor, t’i bëjnë hapat e tyre të parë në këtë lloj lëshimesh. U organizuan edhe mësime të alpinizmit – përsëri si për fillestarët, ashtu dhe për të përparuarit.

Joga në të hapur ishte për fansat e relaksimit më të qetë në mal.

Fëmijët morën pjesë në një garë shumë interesante të çiklizmit në një trase të posaçme.

Ata kishin mundësi të argëtoheshin edhe në qytetin e litarëve dhe në këndin për fëmijë. U zhvilluan edhe gara për qitje me hark për fëmijët dhe të rriturit. Më të mirët u nisën me dekorata. Na vizituan gjithashtu nga Shërbimi Shpëtimtar Malor me qentë e tyre. Shpëtimtarët na dhanë këshilla se si mund të ruhemi në mal.

Në festival u përfshi dhe Eli Ivanova – një prej blogerëve më të njohur në Bullgari, e cila promovoi librin e vet “52 shtigje ekologjike për çdonjërin”.

Qëllimi kryesor i festivalit të parë të aventurave në Borovec ishte sigurimi i mundësive për dëfrime dhe sport për të gjithë – pavarësisht nga aftësitë dhe interesat e tyre. Dëshmia se qëllimi është arritur janë qindra jehonat pozitive, që morën dhe po vazhdojnë të marrin organizatorët. Prandaj ekipi ynë tashmë po përgatitet për edicionin tjetër të festivalit të aventurave, tha Aleksandra Ajvazova:

“Qëllimi ynë është që ai të bëhet një traditë e përvitshme, kushtuar gjithçkaje të lidhur me malin dhe dëfrimet në të hapur. Ambicia jonë është që vitin tjetër të kemi më shumë aktivitete, që të mund të përfshihen më shumë njerëz. Kemi ide për argëtime suplementare për fëmijët edhe në pikat e larta të malit”.

Pse pikërisht vendpushimi ynë malor Borovec u zgjodh për festival të tillë?

“Vendpushimi ynë është themeluar si një destinacion veror. Të gjithë e dimë se sa atraktiv është ai gjatë muajve të ftohtë me kushtet për aventura dimërore. Mirëpo, edhe gjatë verës mali na ofron një shumëllojshmëri të madhe dhe na siguron pushime të qeta dhe në të njëjtën kohë aktive në të hapur. Borovec na ofron mundësi të shkëlqyeshme për veprimtari të shumëllojshme – çiklizëm, alpinizëm, shëtitje me këmbë, sport, lojëra etj... E gjithë kjo në gërshetim me lokacionin (rreth 60 kilometra të kryeqytetit Sofje) dhe natyrën, e bëjnë një destinim shumë tërheqës. Ai është kaq aktiv verën, sa dhe dimrin, kështu qe Borovec është një vend i shkëlqyeshëm për lloje të tilla aktivitetesh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Adventure Fest Borovets 2019

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në botë: Reformat në vendin tonë janë urgjente

Partia e cila u formua vetëm dy muaj para votës së 14 nëntorit, përfundoi si forca e parë politike dhe çoi në ndryshime serioze në hapësirën politike, duke marrë nga përkrahja e partive të deritanishme të protestës. “Fiton ndryshimi” – kështu..

botuar më 21-11-16 3.11.MD

Politologu Nedellço Mihajllov: Ndjenja e pasigurisë së bullgarëve shpjegon rezultatin e votimit

Ky ishte votimi i tretë i paprecedentë për Parlament, së bashku me atë për President, në një situatë të paprecedentë të një pandemie globale me të gjitha krizat që rezultuan, të cilat ndikuan në ndjenjën e pasigurisë së bullgarëve dhe rrjedhimisht..

botuar më 21-11-16 2.01.MD

Në Movember në fokus është shëndeti i meshkujve

Parandalimi është ilaçi më i mirë për çdo një sëmundje. Dhe nëse gjatë muajit tetor fokusi botëror qe mbi profilaktiken e kancerit të gjirit tek gratë , gjatë nëntorit  “u vëmë mustaqe” dhe e drejtojmë vëmendjen tonë drejt lëvizjes botërore..

botuar më 21-11-16 7.15.PD