Në kujtesën kolektive të Bullgarisë Veriperëndimore një tren, i cili në shikim të parë duket si eksponat muzeor nga shekulli i kaluar, lëshon avull me aromën e ushqimit shtëpiak dhe kujtime kontradiktore. Ky është treni nga Llomi dhe Vidini për në Sofje, i cili në fakt lëviz në vijën ndërkombëtare Sofja – Budapesta, por ndër njerëzit, të cilët udhëtojnë në të, ende është i njohur si “treni i yndyrtë”: “Ai transportonte ushqim nga Vidini për në Sofje” – na tregojnë banuesit e Vracës në një anketë të korrespondentes së BNR-së Iva Antonova. – “Kishte vite, kur njerëzit e quanin kështu, por nuk e dinin pse – vazhdojnë të anketuarit dhe shtojnë: - “Treni i yndyrtë” është një emër i gëzueshëm dhe i trishtuar në të njëjtën kohë nga e kaluara e afërt.”
Dikur treni ka ushqyer qindra familje në kryeqytet në kohërat e krizave shoqërore-politike. Me të në Sofje mbërrinin pako të mëdha dhe të vogla me mish, pastërma derri, djathë, kaçkavall, rrush, speca, domate dhe produkte të tjera të prodhuara nga njerëzit e kësaj krahine pjellore – rajoni i Kutllovicës, Vracës, Berkovicës, Vidinit dhe Llomit. “Kam dëgjuar për historinë e “trenit të yndyrtë” nga kujtimet e prindërve të mi, të cilët janë nga vise të ndryshme të krahinës së Bullgarisë Perëndimore – na tregon një grua nga Vraca. - E kanë quajtur kështu pas Luftës së Parë Botërore. Në atë kohë vija hekurudhore tashmë ishte e ndërtuar. Në këto vite shumë të vështira pas luftës ajo e mori këtë emër, sepse në këtë destinacion udhëtonin prodhuesit bujqësorë me prodhimin e vet - kryesisht vaj luledielli, si dhe produkte prej mishi. Kjo traditë ka vazhduar në vitet në vazhdim dhe kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur janë konfiskuar provizionet e tyre. Njerëzit i kanë fshehur kafshët e veta, që të mund të nxjerrin bukën e gojës në ndonjë mënyrë.”
Prandaj prodhuesit nga Bullgaria Veriperëndimore e kanë kapur trenin e natës deri në Sofje, që të mund t’i shesin produktet e tyre: kryesisht mish derri, pula, pata etj. Kryeqytetasit i kanë pritur që në Stacionin Qendror të Hekurudhës, ku ka pasur bursë të zezë, sepse gjatë viteve të luftës njerëzit në Sofje kanë vdekur nga uria.
Tradita e udhëtimit gjatë natës ka vazhduar edhe pas viteve të luftës që deri në vitet 70 të shekullit të kaluar. Shumica e tregtarëve kanë udhëtuar me trenin e natës për shkak të kontrollit, ndërsa shumë prej sofjanasve të rinj, të cilët kanë banuar me qira në lagjet e largëta të qytetit, kanë shpresuar kryesisht tek produktet e dërguara nëpërmjet “trenit të yndyrtë” nga të afërmit dhe miqtë.
Tani, kur provinca që prej kohe nuk e ushqen kryeqytetin, ndërsa Bullgaria Veriperëndimore është shpallur regjioni më i prapambetur i vendit, të gjitha këto kujtime na duken si legjenda. Ka edhe histori kolorite, si për shembull ajo për gjyshin me damixhanën, të cilën e kanë plasur pa dashje me një shat në korridorin plot njerëz. Kur dhjetë litrat e rakisë së shkëlqyeshme prej rrushi janë derdhur në dyshemenë e vagonit, për shkak të duhanpirësve ka shpërthyer zjarr, të cilin e kanë shuar në qytetin Vraca.
Foto: arkiv
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..
Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024..
Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton..