Gjermania është optimiste se bullgarja Kristalina Gjeorgjieva do të bëhet kryetarja tjetër e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në Berlin nuk presin se mosha e Kristalina Gjeorgjievës mund të jetë problem që të mund të qëndrojë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave, i cituar nga agjencia “Reuters”. Deklarata erdhi pasi gjatë ditës së premte vendet e Bashkimit Evropian e zgjodhën Gjeorgjievën (65 vjeçe) për kandidate të BE-së dhe për menaxhere të Fondit. Pjesa më e madhe e shteteve anëtare nga Bashkimi Evropian e përkrahën Gjeorgjievën, pavarësisht se kandidatura e saj do të imponojë ndryshime në rregullat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat kërkojnë që udhëheqësi i institucionit të jetë nën 65 vjeç kur e merr përsipër këtë post kaq të rëndësishëm.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..