Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kriza e derrave” – kërcënim për tryezën dhe për ekonominë bullgare

Foto: babh.government.bg

Në Bullgari aktualisht po rritet me vrull vala e murtajës afrikane të derrave, kundër së cilës nuk ka ilaç dhe e cila është mjaft infektuese për derrat e rritur në oborret familjare, për ata në fermat e mëdha për derrat e egër. Shpëtimi i vetëm është vrasja e kafshëve të sëmurë dhe masat e rrepta për evitimin e shpërndarjes së infektimit.

Sipas kryeministrit Bojko Borisov sëmundja ka ardhur nga veriu - nga Rumania bashkë me turistët dhe derrat e egër, të cilët gardhi i bërë shpejt e shpejt përgjetë kufirit tokësor me fqinjën tanë veriore nuk ka mundur ta ndalojë. Prandaj dhe epidemia u përhap më përpara dhe në përpjesëtime më të mëdha në Bullgarinë Veriore, ku u nevojit të asgjësohen mbi 100 000 kafshë në fermat e mëdha dhe akoma qindra të tjerë në oborret e pasme të fshatarëve të zakonshëm, të cilët rrisin nga një ose dy derra për nevojat e tyre personale. Shumica kundërshtuan ashpër therjen dhe vrasjen e kafshëve të tyre dhe bile bllokuan rrugët por, pa rezultat, sepse autoritetet janë kategorikë – asgjësimi i kafshëve është mënyra e vetme për ndalimin e sëmundjes.

Statistika tregon se, numri i derrave në vend  i tejkalon 800 000 , gjë e cila do të thotë se tanimë mbi 12% prej tyre janë likuiduar për shkak të murtajës afrikane. Ky numër është duke u rritur vazhdimisht, me qenë se infektimi shpërndahet jashtëzakonisht shpejt, tanimë e kaloi malin Stara Planina dhe arriti Bullgarinë Jugore dhe asnjë nuk mund të thotë se kur dhe ku do të shfaqen vatra të reja të sëmundjes. Nën thikë duhet të kalojnë sipas vlerësimeve më optimiste akoma të paktën 50 000 derra. Dëmet nga kjo vrasje në masë janë të mëdha, disa flasin për humbje prej disa qindra milionë euro dhe 25 000 vende pune gjatë 1 viti të ardhshëm.

Qortime të shumta qenë drejtuar dhe nga ana e Brukselit dhe nga ana e opozitës politike në vend kundër masave qeveritare për të evituar “krizën e derrave”. Në disa vende qe shpallur gjendje e jashtëzakonshme, qenë shpallur zona të ndaluara, u nevojit të kërkohet ndihma e ushtrisë dhe të policisë ushtarake për mbrojtjen e fermave industriale të derrave. Që kërkuar dhe ndihmë nga Bashkimi Evropian, i cili premtoi 14 milionë euro ndihmë për kompensimin e humbjeve të fermave industriale të derrave, ku nuk përjashtohet mundësia të kërkohet dhe një ndihmë suplementare. Ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva deklaroi se qëllimi është që, infektimi të mund të evitohet deri në fund të vjeshtës.

Në fund të muajit shtator në Bullgari do të bëhet audit nga Komisioni Evropian mbi masat, të cilat i aplikon shteti për të përballuar murtajën e derrave, nga i cili varet përkrahja financiare për aplikimin e veprimeve të domosdoshme. Bullgaria do të këmbëngulë  për një ndryshim në rregullat e BE-së, i cili do të lejojë kompensimin e pronarëve të vegjël, derrat e të cilëve nuk kanë qenë regjistruar në përputhje me normat evropiane. Atyre tani për tani u është premtuar ndihmë në përmasë të 150 eurove për dezinfektimin e stallave të derrave, pavarësisht sesa kafshë kanë. 

Mishi i derrit zë një vend kryesor në tryezën e bullgarëve, të cilët tani nuk dinë se çfarë të bëjnë – tëblejnë apo jo dhe të konsumojnë apo jo mishin e derrit, i cili edhe i infektuar me murtajën afrikane sipas autoriteteve veterinare dhe mjekësore nuk është i rrezikshëm për njerëzit, kur është përpunuar me temperaturë të lartë. Shumica tanimë nuk e venë në tavolinë këtë mish dhe kasapët po regjistrojnë ulje drastike të shitjeve. Nga ana tjetër, likuidimi i një pjese të madhe nga derrat në Bullgari, që pritet të arrijë deri në 20%, mbase do të shkaktojë mangësi në treg dhe do të nevojitet import. Frikësimet janë, se mishi i derrit i importuar do të kushtojë shumë më shtrenjtë nga ai bullgar dhe se çmimet e mishit më të përdorur do të rriten me të paktën 50%. “Çernobili i derrave”, shkruajnë disa medie në lidhje me krizën me murtajën afrikane të derrave. Mund të tingëllojë dhe pak e tepruar, por me të vërtetë situata është tragjike për fermerët, për industrinë e mishit dhe të sallamit, për konsumatorët dhe për një sektorë të tërë të industrisë bujqësore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD