Mundësitë e celularëve modernë janë gjithnjë e më të mëdha, kurse idetë të cilat mund t’i realizojmë me to –gjithnjë e më të shumta. Për këtë dëshmon dhe konkursi për filma, të xhiruar me smartfon – “Huawei Smartphone Film Festival”.
Dekoratën e parë e fitoi ekipi i cili ka krijuar „Orën e mësimit“. “Orën e dashurisë” dhjetëminutëshe. Filmi i cili është në bazë të skenarit të Ljudmilla Jordanovës, tregon një histori romantike të një somnambuli, i cili ka gjetur shpirtin e tij të afërt në gjumë. Në rolin e regjisorit dhe të operatorit të filmit është gazetari Sllavi Angjellov, kurse montimi është i Metodi Andonovit. Filmi “Trepaçi” i Teo Çepillovit fitoi vendin e dytë dhe u dallua si më dëfryesi nga programi i konkursit. Sipas skenaristit, historia është frymëzuar nga komeditë amerikane të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Vendin e tretë e fitoi filmi “Një Po do të t’ia hedhë Sofjes” të pjesëmarrëses më të re në garë -Lidija Julianova, e cila është 18 vjeçe. Dekorata e posaçme i qe dhënë animimit “stop motion”“Maja“, xhirimi i të cilit sipas autorit të tij Stefan Vojvodov i ka harxhuar nga 12 orë në ditë në vazhdim të 1 muaji.
Në ecurinë e konkursit një juri 5 anëtarëshe zgjodhi 11 finalistët, të cilët morën celularë të mençur dhe 1 muaj për të realizuar idenë e vet. Në etapën e dytë qe prezantimi i produkteve dhe përcaktimi i fituesve.
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në..