Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të bësh kinema me celular është e mundur

Mundësitë e celularëve modernë janë gjithnjë e më të mëdha, kurse idetë të cilat mund t’i realizojmë me to –gjithnjë e më të shumta. Për këtë dëshmon dhe konkursi për filma, të xhiruar me smartfon – “Huawei Smartphone Film Festival”.

Dekoratën e parë e fitoi ekipi i cili ka krijuar „Orën e mësimit“. “Orën e dashurisë” dhjetëminutëshe. Filmi i cili është në bazë të skenarit të Ljudmilla Jordanovës, tregon një histori romantike të një somnambuli, i cili ka gjetur shpirtin e tij të afërt në gjumë. Në rolin e regjisorit dhe të operatorit të filmit është gazetari Sllavi Angjellov, kurse montimi është i Metodi Andonovit. Filmi “Trepaçi” i Teo Çepillovit fitoi vendin e dytë dhe u dallua si më dëfryesi nga programi i konkursit. Sipas skenaristit, historia është frymëzuar nga komeditë amerikane të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Vendin e tretë  e fitoi filmi “Një Po do të t’ia hedhë Sofjes” të pjesëmarrëses më të re në garë -Lidija Julianova, e cila është 18 vjeçe. Dekorata e posaçme i qe dhënë animimit “stop motion”“Maja“, xhirimi i të cilit sipas autorit të tij Stefan Vojvodov i ka harxhuar nga 12 orë në ditë në vazhdim të 1 muaji.

Në ecurinë e konkursit një juri 5 anëtarëshe zgjodhi 11 finalistët, të cilët morën celularë të mençur dhe 1 muaj për të realizuar idenë e vet. Në etapën e dytë qe prezantimi i produkteve dhe përcaktimi i fituesve.

Më shumë nga rubrika

Vdiq artistja e njohur e teatrit bullgar Stojanka Mutafova

Sot në mëngjes vdiq artistja e njohur e teatrit dhe e kinemasë bullgare  Stojanka Mutafova në moshën 97 vjeçe. Gjatë javëve të fundit ajo qe në spital pas problemeve të cilat i kishte me fshikëzën e tëmthit, të cilat kërkuan një operacion të..

botuar më 19-12-06 12.10.MD

Kur flasin kukullat, mund t’ju thonë gjëra të cilat mbase nuk do të doni t’i dëgjoni

Pavarësisht nga lloji dhe numri i tyre, lodrat e fëmijëve janë diçka shumë speciale si për të vegjlit, kështu dhe për të moshuarit të cilët prej kohe kanë dalë nga bota e fëmijërisë. Në qilar ose bodrum, çdo një njeri ka ndonjë kuti të madhe, plotë me..

botuar më 19-12-04 12.50.MD

Krijues bullgarë dhe kinezë bashkë në rrugën e mëndafshit

Pedagogë nga akademitë artistike në Sofje dhe në Pekin nisen në rrugën e mëndafshit, që të mund të ndjekin vijat në art, të cilat lidhin traditat dhe modernizmin. Me rastin e 70 vjetorit nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Bullgarisë dhe Kinës,..

botuar më 19-12-01 1.25.MD