Kisha e sapo zbuluar në rajonin e qytetit Gabrovo me një nef nga periudha e herët bizantine është me përmasa 20 me 10 metra. Është ndërtuar prej blloqeve travertin, me disa radhë me tulla, kurse dyshemeja është shtruar me pllaka prej qeramike. Ka pasur dy hyrje nga pjesa jugore dhe perëndimore dhe pjesë e oltarit është formuar në mënyrë interesante - me qenë se pranë absidës është ndërtuar sintron - stola të renditura në formën e shkallës, në të cilat janë ulur personat fetarë, kurse në vendin qendror ka pasur fron episkopal, vuri në dukje drejtuesi i ekspeditës profesor Hitko Vaçev. Ai shpjegoi se, nën oltar është gjetur një hapësirë e vogël në të cilën mbase janë ruajtur eshtrat e ndonjë shenjtori, të cilat mjerisht nuk janë ruajtur. Nga e gjithë arkitektura e kishës bëhet e qartë se kjo është një kishë kryesore për episkopinë ku datimi bëhet sipas monedhave të zbuluara në vend gjatë gërmimeve – sh. VI.
Profesori Hitko Vaçev dhe ndihmësi i tij Filip Petrunov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë studiuar terrenin gjatë muajit qershor dhe korrik në lidhje me ndërtimin e tunelit nën majën Shipka (ky tunel do ta lidhë Bullgarinë Jugore me Bullgarinë Veriore dhe do të kalojë nën malin Stara Pllanina). Arkeologët mendojnë se, kisha e porsazbuluar tashmë është dokumentuar dhe nuk do të pengojë punimet e mëtejshme të ndërtimit.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që..